Berluskoni, një histori italiane
"Tanimë e dini që edhe unë jam njeri prej mishi e kocke", ishin fjalët e thëna së fundmi në një nga konferencat e shtypit të Silvio Berluskonit, a thua se deri atëherë bashkatdhetarët e tij kishin dyshuar se kishin zgjedhur "Terminatorin" për Kryeministër dhe jo një personazh që çdo ditë fotografohej me femra me moral të dyshimtë.
Megjithatë, diçka prej terminatori Berluskoni ka. Dhe nuk nënkuptohen me këtë kalkulimet për të mbajtur mbi ujë qeverisjen. Ajo që e afron me këtë makinë të fantashkencës, është këmbëngulja për të mbajtur pushtetin edhe atëherë kur moralisht ai është i konsumuar.
Megjithatë, Berluskoni nuk dorëzohet, pavarësisht se opozita ia kërkon si një veprim i cili do t‘i kursente vendit eksperienca që e afrojnë qeverisjen e tij me një "Caudillio" latinoamerikan, sesa të një demokracie themeluese të BE-së. Si dhe partnerët europianë, me zëra të artikuluar nga shtypi i cili shpesh shpreh në mënyrë jozyrtare mendimet e qeverisë, pasi shohin në qëndrimet e tij, shembull të keq sidomos për demokracitë e reja lindore. Por për çudinë e shumë njerëzve, opinioni publik italian, ende vazhdon i jep besimin e tij, bazuar në sondazhet e fundit.
Atëherë ku qëndron e fshehta e këtij mjeshtri të krijimit të medias dhe manipulimit të saj?
Njeriu i cili pretendon se ndaj tij janë hapur 2500 procese gjyqësore, dhe shpeshherë bën lojën e viktimës e herë të skifterit, njëkohësisht përfaqëson edhe arketipin e italianit të mesëm, nga të cilët merr edhe mbështetjen.
Kur thotë se i pëlqejnë gratë, dhe nuk mungon t‘i bëjë komplimente e vardiset që nga Presidentja finlandeze, Tarja Halonen, e deri te gazetaret e akredituara; i cili bën ministre të kabinetit të tij, femra joshëse fizikisht, por me potenciale të dyshimta qeverisëse, vërtet është jo serioz për kulturën protestante, por "latin lover"-at e Apenineve, i zbavit dhe pse jo dëshirojnë të jenë nën lëkurën e tij qoftë edhe për disa orë. Aq më tepër mund ta vërtetojnë këtë "ves" italik, femrat të cilat kanë udhëtuar në vendin e Berluskonit, ku nëse je sadopak e pashme, nuk të mungojnë ngacmimet dhe komplimentet, nga çdo mashkull që takon në rrugë ose ambiente publike.
"Burrat italianë, zënë të dashura, për kënaqësinë e të treguarit me miqtë në bar të aventurave të tyre", citon Enzo Biaggi për bashkatdhetarët. E nëse kjo është e vërtetë, pak mund të gjejnë këta burra se ku ta kritikojnë Kryeministrin e tyre.
Nuk mbesin pas në simpatitë e tyre edhe femrat italike, të cilat ndonëse nuk e falin kollaj tradhtinë, mund ta tolerojnë atë, boll që bashkëshorti, ashtu si Berluskoni, të jetë i pasur që përkthehet dorëlëshuar në shopingun e tyre dhe kohëzgjatjen e pushimeve.
E më shumë e do mosha e tretë, sidomos kur panë se si i përkushtohej "mama Rozës", nënës së tij, sa ishte gjallë, e si u përlot kur e humbi.
Ky gjest, s‘do të thotë asgjë në Angli, por vlen shumë në kombin ku familja është vlera bazike dhe ka përqindjen më të lartë të 40-vjeçarëve që jetojnë me prindërit, e çuarja e pleqve në azil, konsiderohet mungesë vlere njerëzore.
Në një lloj forme, apo në një tjetër, 73-vjeçari shpesh përfaqëson atë që italianët donin të ishin. Dhe akoma më shumë e duan, pasi për herë të parë pas kaq kohësh, vendi udhëhiqet nga një personazh që po përpiqet t‘i japë Italisë rëndësi në arenën ndërkombëtare.
Në vitin 2003, kur etiketon eurodeputetin gjerman, Martin Shultz, si "kapo i një kampi përqendrimi", shkaktoi revoltë në sallë, por zbaviti bashkatdhetarët e tij që panë t‘i thyhej krenaria një teutoni.
Shkon më larg në vitin 2009, kur la rreth gjysmë ore të prisnin në takimin e Strasburgut gjithë udhëheqësit e vendeve të NATO-s, me pretekstin se po fliste me turkun Erdogan, dhe mikpritësja Anxhela Merkel u vu në pozitë të vështirë. Por shumica e italianëve kanë ndier kënaqësinë e qenies së vendit të tyre të rëndësishëm, pasi 30 vjet më parë paraardhësi i Merkelit, Helmut Shmid, deklaronte se "tanket italiane janë të vetmet me marsh indietro", duke aluduar për pabesueshmërinë e italianëve si aleatë.
Rreshtimi italian në humbësit e luftës së fundit, bëri që të shikoheshin gjithmonë si delja e zezë. Shto paqëndrueshmërinë e sistemit politik dhe praninë e një partie komuniste, më të madhen në Perëndim, që konsiderohej kolonë e pestë e Moskës, amerikanët i kishin nën vëzhgim të afërt zhvillimet politike të vendit dhe nuk i linin hapësirë në politikën ndërkombëtare. Vetëm qëndrimi në krah të amerikanëve gjatë bombardimeve në Kosovë, bëri që Italia të merrte certifikatën e besnikërisë.
Ndaj iniciativat e Berluskonit, për takime me Putin; vizitat e tij gati çdo 4 muaj në Rusi dhe bisedimet për gazsjellës që bien ndesh me projektet amerikane; marrëdhëniet me Gadafin e Libisë; caktimi si prioritet të politikës italiane, nxitjen e eksporteve "Made in Italy" nëpër botë; shikohen nga publiku si shenjë e pavarësisë dhe dinjitetit të vendit që ambasadorja e SHBA në vitet 1953-56, Claire Booth Luce e kishte tipizuar si: Kombinim i egoizmit të ngritur në shenjtërim dhe ku në rast rreziku vlente parulla "t‘ia mbathë kush të mundet".
Ky maçizëm alla Berluskoni, i shijon elektoratit që për 50 vjet ishte udhëhequr nga personalitete të klasit të parë, por që kishin pamje prej llogaritarësh të rrëgjuar dhe kishin preferuar të ruanin profil të ulët ndërkombëtar.
Ende sot, në mendjen e votuesit italian, janë të gjalla ditët, kur për herë të parë në një demokraci të qëndrueshme, në fillimvitet ‘90 të shekullit të kaluar, sistemi politik u trondit nga procesi "Duar të Pastra", dhe gati gjithë klasa politike e vendit, përfundoi para togave të zeza të Gjykatës së Milanos. Kryeministri i kohës, eksponent i bumit ekonomik italian të atyre viteve, Betino Kraksi, për t‘uu shpëtuar prangave, u arratis dhe vdiq në Tunizi.
Rrezikohej që vendi të mbetej pa klasë politike dhe pushteti i votuar politik, të zëvendësohej nga pushteti gjyqësor, ndërsa Demokracia Kristiane, partia që kishte udhëhequr për 50 vjet dhe siguruar prosperitet ekonomik, ishte zhdukur nga skena politike, duke lënë një vakum pushteti që dukej e pashmangshme se do mbushej nga komunistët ende të pareformuar të Achile Oketos. Dhe kjo kishte sjellë panik në klasën e mesme, e cila përbënte edhe shtyllën kurizore të vendit.
Pikërisht në këto momente doli në skenë njeriu që deri atëherë njihej si biznesmen i shkathët (siç ne shqiptarët e kuptojmë këtë fjalë) në fushën imobiliare, magjistar në atë të mediave, dhe një beniamin i Kraksit, i cili e kishte mbështetur e përkrahur.
Me të njëjtën intuitë që kishte përdorur në biznes, kuptoi se ishte koha të përfitonte në politikë, duke fituar në zgjedhje, me partinë që ngjante me një klub fansash futbolli: "Forza Italia".
Që nga ajo kohë, ka fituar e humbur shumë herë, duke përdorur herë magjinë e mediave, herë sharmin e playboy-t, e herë duke trapiantuar në ambientin politik, metodat e pamëshirshme të biznesit. Por faktet kokëforta, dhe së fundmi, tregojnë një ekonomi që humbi 0.7% gjatë vitit të kaluar dhe magjitë e tij mund të habisin publikun, por jo elitën e vendit që ka nxjerrë në mijëvjeçarë Asë të të gjitha profesioneve.
Megjithëse qeveris në vendin ku politika është si në dhomën e pasqyrave, dhe perceptimi varet nga këndi i vështrimit, do t‘i kërkohet një ditë mbledhja e shumës dhe nxjerrja e rezultatit.
Deri në atë kohë, aleatët e Italisë në BE, shpresojnë që rezultati të dalë pozitivë. Aq më tepër ne komshinjtë e varfër shpresojmë që fqinjin tonë mos ta zërë gripi, pasi ne e përjetojmë si bronkopneumoni.