Kastriot Islami: Parisi, kryeqyteti qe beri realitet endrrat e mia Albina Gjergji
Nje histori dashurie si neper filma. E nisur ne vitin 1984, ne kryeqytetin me romantik ne bote, Paris dhe e kurorezuar me martese ne token ku linden… e tille eshte dashuria e ish Kryetarit te pare te Kuvendit Pluralist, ish Ministrit te Jashtem, apo e ish Ministrit te Financave, Kastriot Islami me bashkeshorten e tij, Irenen. Ajo studente ne Universitetin Paris VII dhe ai doktorant ne Universitetin Paris XI, sot jane prinder te dy femijeve te lumtur, te cilet edhe ata kane mbaruar studimet me rezultate te shkelqyera po ne France. Racional, serioz, por mbi te gjitha njerezor, Kastriot Islami nder vite ka qene nje emer me mjaft ndikim ne politike-berjen shqiptare. Dita e tij nis heret, duke filluar me shikimin e titujve te gazetave ne televizion dhe lajmet e para te mengjesit, nderkohe qe prej 15 vjetesh nuk harron te beje vrap cdo dite ne parkun e Tiranes. Ne nje interviste ndryshe, jashte politikes aktuale, pak retro dhe krejt miqesore ne ndarjen e kujtimeve, z. Islami per here te pare per “Koha Jone” zbulon “sekretet” e jetes se tij, ato qe fshihen pas “hijes se rende” te nje ish Ministri. Perditshmeria e nje politikani, i cili mbi gjithcka dhe cdo status profesional preferon te mbetet NJERI, njohja me bashkeshorten, raporti me femijet, politiken, miqte, median dhe shume te tjera… ai na i rrefen me poshte.
Politika eshte aftesia per te parashikuar ate qe do te ndodhe neser, javen tjeter, muajin tjeter, vitin tjeter dhe… te kesh aftesine qe me pas te shpjegosh pse nuk ndodhi”, thote Winston Churchill. Po per ju cfare eshte politika z. Islami?
Ka thenie te ndryshme per politiken, nga politikane, nga filozofe e deri humoriste, nga burra shteti dhe njerez te zakonshem, me sens pozitiv, por edhe negativ. Do te thoja se, proceset politike nuk mund te “parashikohen” ne menyre deterministe, thuhet se politika “qeveriset” nga Teoria e Kaosit. Metafora me tipike qe perdoret ne leksionet vulgarizuese mbi Teorine e Kaosit eshte ajo e “flutures arabe”, e cila “kur lekund krahet ne nje cep te botes shkakton fortune ne nje cep tjeter te saj...” per te treguar, sesa e pamundur eshte per te parashikuar proceset reale ne menyre deterministe. Njohurite e para per kete teori (e cila ka marre zhvillim te konsiderueshem rreth viteve ’70) i kam marre nga nje liber per “Teorine e Kaosit”, te cilin ma ka dhuruar me autograf mbajtesi i cmimit Nobel, Ilia Pregogine (shkencetar rus i larguar nga Rusia ne vitin 1917), te cilin e kam takuar kur isha per studime ne Gjermani ne nje takim me Nobeliste ne Liqenin e Kostances midis Gjermanise e Zvicres. Shatobrian (shkrimtar romantik dhe politikan francez, 1768-1848) ka thene pothuajse te njejten gje me fjale te tjera: “Pothuajse gjithnje, ne politike, rezultati eshte i ndryshem nga parashikimi”.
Perfshirja ne politike, ka qene ambicie e hershme e juaja?
Ka qene koincidence perfshirja ime ne politike, nderkohe qe angazhimin, pjesemarrjen dhe ambicien e kisha te perqendruar ne kerkimin shkencor ne fushen e fizikes teorike, ku kisha investuar per gati 20 vjet. Ndoshta per shkak te formimit racional kam pasur nje fare distance nga politika, por jo absolute mesa duket. Nje thenie e Platonit, kur isha per studime ne France, me intrigonte: “Nje nga demet qe mund te pesoni, duke refuzuar te merreni me politike eshte qe ju te perfundoni te qeveriseni nga inferioret tuaj”! Pergjithesisht, kur une angazhohem ne dicka merrem seriozisht dhe keshtu ka ndodhur edhe me angazhimin ne politike. Ambicien, seriozitetin, integritetin dhe veprimin proaktiv e kam ne cdo lloj konkurrimi dhe angazhimin e pergatitjen per te fituar cdo lloj konkurrimi e kam qofte ne shkence, qofte ne sport, qofte ne politike, pra kudo.
Sa e veshtire eshte te besh politikanin ne Shqiperi?
Ish Presidenti francez, Zhak Shirak, me nje karriere politike 47-vjecare, me plot ulje-ngritje, suksese e deshtime, thote se “bota politike eshte nje xhungel”. Kurse filozofi Aleksis Tokwvil thote se, “ne politike, ajo qe eshte me e veshtire per t’u vleresuar dhe kuptuar eshte ajo qe kalon pertej syve tane”. Te besh politikanin nuk mjafton te kesh deshire. Futja dhe pjesemarrja ne politike, por sidomos vazhdimi ne politike perbejne nje vendim te veshtire qe duhet menduar mire dhe nuk mjafton aspak qe kete vendim ta vendose dikush tjeter. Te behesh politikan eshte gje tjeter nga perfshirja ne politike dhe aq me pak nga pjesemarrja klienteliste ne politike. Mund te ndodhe qe dikush aksidentalisht te te ndihmoje te futesh ne politike, por nuk mund te mbetesh ne politike, nese angazhimi i vetem do te ishte “aftesimi me paaftesite “. Duhet shume pune, angazhim e pergatitje, pra gjithcka qe lidhet me nje gare shume komplekse e plot nderlikime, te paparashikueshme, te veshtira, apo edhe deri rastesore.
Sa i vertete eshte z. Islami si politikan dhe si njeri?
Jam perpjekur t’i jap angazhimit tim politik dimension shkencor, te tilla si racionaliteti e integriteti, serioziteti e ndershmeria, parimesia e pavaresia/paanesia, por edhe dimension njerezor me parametra te tille si, thjeshtesia, apo mirenjohja, dashuria e respekti, toleranca, apo mirekuptimi. Keto me kane ndihmuar te jem afatgjate, por me tipike ne sjelljen time politike mbeten racionaliteti, integriteti e thjeshtesia. Makiaveli thote ne menyre jo pak cinike se, ne “politike, shpesh zgjedhja nuk eshte midis te mires e se keqes, por midis shume te keqes dhe me pak te keqes” dhe kjo perben nje veshtiresi te madhe, apo pengese te konsiderueshme morale per nje politikan me formim shkencor, i cili presupozon zoterim te nje integriteti shume te larte. Ne ruajtjen e raportit politikan-njeri, nder te tjera, jam orientuar nga nje thenie e ish Presidentit francez Shirak se, “Politika nuk eshte vetem arti i se mundshmes, por ka shume momente kur ajo mund te kthehet ne art per te bere te mundur ate qe eshte e nevojshme”.
Si nis nje dite e zakonshme e nje politikani?
Dita e nje politikani serioz eshte e gjate, komplekse dhe jo rralle e nderlikuar. Ka shume kohe qe une e nis diten duke filluar me shikimin e titujve te gazetave ne televizion dhe lajmet e para te mengjesit, sepse une zgjohem rreth ores 06:00, nderkohe duke me mjaftuar vetem 5 ore gjume qe te ndjehem plotesisht i rikuperuar. Pi nje kafe me qumesht dhe prej me se 15 vjetesh bej nje ecje/vrap te lehte ne parkun e Tiranes per rreth 70 minuta. Kthehem dhe pas dushit nuk mund te dal nga shtepia pa konsultuar adresen e e-mailit dhe lajmet e para ne faqet e internetit. Konsultoj jo vetem faqet informative kryesore shqiptare, por edhe ato me te vecantat franceze si, “Le Monde”, “Figaro”, “Liberation”, etj. dhe “Herald Tribune” e “Wall Street Journal”. Nese ka ndonje ngjarje te vecante kontrolloj permes Google te rejat (NEE S), apo shikoj ne programet televizive franceze lajmet e ANT2 dhe TF1. Sigurisht nese kam ndonje mbledhje, aktivitet te vecante, pjesemarrje ne seance kuvendore, seminar, konference a dicka tjeter do te shpenzoj jo me pak se 30 minuta per nje shikim te shpejte e te fundit te axhendes, apo materialieve perkatese. Ky eshte pak a shume fillimi i nje dite te zakonshme pune. Natyrisht dita vazhdon sipas nje axhende pergjithesisht te programuar. Keto jane vetem minimumi per angazhimin ne pjesen e pare te dites, sepse kur kam pasur detyra si Kryetar i Kuvendit, Minister, apo pozicione drejtuese ne parti, axhenda eshte shume me e ngarkuar.
Sa e rendesishme eshte familja per ju dhe sa kohe i dedikoheni asaj?
Familja, pavaresisht te gjithe ketyre angazhimeve mbetet jo vetem me e rendesishmja, por edhe ajo qe ka vemendjen time kryesore. I gjithe investimi im dhe i bashkeshortes jane per familjen, kryesisht per femijet. Kjo eshte sipermarrja, per te cilin mendojme gjate te gjithe kohes dhe jemi te angazhuar qe te jete e suksesshme dhe jemi te lumtur per suksesin. Nje pjese te konsiderueshme te kohes ia kushtoj edhe prinderve, te cilet kane kaluar moshen 80 vjec dhe sidomos nenes, e cila prej disa vitesh vuan ne shtrat nje semundje te rende.
Mes politikes dhe familjes. Si arrini ta menaxhoni kohen?
Koha eshte gjithnje me pakice per mua. Por shperndarja e saj midis politikes e familjes gjykoj se eshte e mirebalancuar dhe kjo me lejon te jem rentabel ne menaxhimin e saj. Perpiqem te “gjeneroj kohe”, duke fjetur shume pak e punuar shume. Koha me mungon shume dhe une i mungoj vetem pak familjes.
Raporti juaj me bashkeshorten?
Jemi ne harmoni te plote, perfshi edhe politiken, ndonese bashkeshortja ime nuk e preferon, por vetem e toleron politiken. Bashkendajme shume detyra e detyrime familjare e bashkeshortore. Ajo eshte gjykuesja dhe keshilltarja me e mire politike pa u marre aspak me politike.
Si jeni njohur me te dhe sa vite keni bashke?
Jemi njohur ne Paris, ajo ishte studente ne Universitetin Paris VII dhe une pergatisja doktoraten ne Universitetin Paris XI. Kjo ka ndodhur ne vitin 1984 dhe qe atehere jemi bashke.
Femijet. Lidhja qe keni me ta?
Une dhe bashkeshortja, femijet dhe familja jane sinonime te se njejtes gje. Une dhe vecanerisht bashkeshortja, Irena kemi “shpirt” te forte te familjes dhe kete gje jemi munduar t’ia transmetojme femijeve. Besoj se ia kemi arritur. Lidhja midis nesh eshte shume e forte e polivalente, prind-femije, familjare, shoqerore, miqesore. Jane dy femije, djali - Florioni e vajza - Manjola. Kane mbaruar studimet universitare dhe Master 1 e 2, me rezultate te shkelqyera ne France. Djali per Menaxhim Financiar te Ndermarrjeve, ndersa vajza per Menaxhim Financiar te Bankave. Tani punojne te dy ne Shqiperi.
Ua plotesoni cdo deshire?
Ne familje jemi perpjekur te plotesojme deshirat realiste te te gjitheve dhe debatojme e mirekuptohemi pergjithesisht per t’i dhene prioritet deshirave realiste. Kjo menyre na ka ndihmuar te jemi te pergjegjshem dhe te suksesshem ne plotesimin me realizem te deshirave te femijeve tane.
Si e vleresojne ata faktin qe babai i tyre eshte nje nga politikanet me te lakuar ne Shqiperi, apo ju shohin si nje prind te zakonshem?
Ne familje une jam per te gjithe nje nga pjesetaret e zakonshem te familjes, pavaresisht se lakohem me shume jashte familjes si politikan, pra si i vecante. Une jo vetem ne familje, por edhe ne shoqeri sillem si i zakonshem, sepse besoj qe “titulli” i perkohshem politikan nuk me ben te vecante, ndonese me shembullin dhe angazhimin tim lakohem si politikan i vecante.
Rutina. Ndodh te bini pre e saj?
Rutina eshte e huaj per mua. Cdo dite perpiqem te “krijoj” dicka. Me pelqen te jem proaktiv, krijues e antikonformist. Deri tani besoj ia kam arritur me sukses.
Keni miq, ne kuptimin e plote te fjales, apo si politikan jeni i rezervuar ne raporte te tilla?
Kam shume miq, por kryesisht jashte politikes. Miqte ne politike jane me te pakte.
Po armiq?
Une i njoh vetes nje defekt, ate te thenies se te vertetave dhe kjo ka pasur koston e vet. Ka nje proverb latin qe thote se “lajka ben miq, kurse e verteta ben armiq”. Permes thenies se te vertetave me rezultojne disa individe te keqkuptohen, por perkohesisht dhe sidomos ata qe nuk me njohin nga afer. Personalisht, duke mos ndjere asnje lloj kompleks inferioriteti, nuk konsideroj asnjerin armik, kurse nga ana tjeter ndoshta une u shfaqem cuditerisht disave armiqesore, sepse “gaboj”, duke u thene te vertetat, apo duke ekspozuar me shume racionalitet e integritet, sesa pranon mjedisi, i cili nuk e toleron lehtesisht, por as edhe nuk e “amniston” pergjithesisht racionalitetin e integritetin.
Kujt i druheni me shume, miqve, apo armiqve?
Druhem shume te mos zhgenjehem nga miqte dhe perpiqem maksimalisht qe t’i fal dhe “armiqte”, t’i transformoj sa me shpejt ne miq, sepse ne politike “miqte” e “armiqte” transformohen shpesh ne njeri-tjetrin.
Ku preferoni t'i kaloni zakonisht pushimet, jashte shtetit apo ne Shqiperi?
Preferoj t’i kaloj sa me mire, kjo eshte e rendesishme.
Jeta artistike ne vend, sa i frekuenton kinemate, teatrin?
Frekuentoj teatrin. Kinemane perpiqem ta zevendesoj me televizionin, ndonese ajo eshte e pazevendesueshme. Por me shume kohe shpenzoj ne internet.
Femijeria, adoleshenca. Si e kujtoni?
Ka qene periudha me e bukur, por qe me eshte dukur me e shkurtra. Me duket se ka dicka paradoksale me sjelljen me femijerine, apo adoleshencen. Kur jemi femije, apo adoleshente kjo gje nuk na ben shume pershtypje dhe perpiqemi te maturohemi sa me shpejt, kurse pasi jemi jashte tyre kujtohemi me nostalgji per to.
Keni qene femije i mbare, i “prape”, i ndrojtur?
Pergjithesisht i mbare.
Aventura me e bukur-rrezikshme e asaj moshe?
Pergjithesisht nuk kam qene i angazhuar ne aventura te rrezikshme. “Aventuara” te bukura me dukeshin shume prej tyre ne ate kohe, por sot druhem per t’i treguar si te tilla.
Po adoleshenca? Ka kaluar qete, me shume deshira, ambicie?
5 vitet ne France kane lene gjurme te pashlyeshme ne jeten time ne pothuajse te gjithe aspektet, ku per me teper ambiciet dhe deshirat i “ciftova” me sigurine ne vetvete per t’u perballur pa ndrojtje me gjithcka. Pas kthimit nga Franca, ndjehesha i afte te punoja me cfaredo ekipi shkencor nga laboratoret e ndryshme te botes.
Pas ’90-es. Kujtimet qe ju lidhin fort me kete periudhe?
E kam te veshtire te zgjedh dicka qe eshte mbi te gjitha, sepse ka shume prej tyre. Kryetar i Kuvendit ka qene nje detyre e veshtire dhe qe me duhet ta beja per here te pare ne kushtet e pranise se pluralizmit. Koordinator Special i Krizes me te madhe humanitare ne Europe pas Luftes se Dyte Boterore, ndoshta do te mbetet ne kujtesen time si detyra me e komplikuar. Minister i Financave ka qene nje nga sfidat me te bukura dhe me te suksesshme te jetes sime. Ka shume dhe duhen shume faqe.
Raporti me moden. C'eshte moda per ju?
Gjithnje me ka pelqyer te vishem e paraqitem sa me mire ne te gjithe aspektet, duke u perpjekur brenda mundesive te pershtas shijet personale me tendencat e kohes, por pa u vendosur ne kufijte e ekstravagances, por duke u perpjekur te paraqes nje shfaqje estetike dhe etike.
Sa e ndiqni?
Varet, por pergjithesisht perpiqem. Natyrisht ne kohe te ndryshme, sipas mundesive dhe kushteve e rrethanave.
Shpenzoni shume per dukjen, look-un?
Kohen e duhur.
Po ju fiksua dicka e blini me cdo kusht, apo nuk jeni natyre qe ju ngel merak dicka?
Me e rendesishme per mua eshte te mos blej gjera qe nuk me duhen dhe gjithnje e me shume orientohem te blej veshje te kombinuara integralisht dhe deri ne detaje. Pergjithesisht, por edhe per kete ceshtje une “nxitohem ngadale”.
Klasike, apo sport?
Klasike per veshjet zyrtare, por me shume anoj nga veshtjet “smart casual”.
Nese nuk do te ishit politikan, ku do te ndiheshit me komod, ne veshjet sport apo klasike?
Sigurisht me veshjet sportive smart, te kombinuara dhe jo ekstrem.
Raporti me median. Opinioni juaj per shtypin shqiptar?
Po ashtu, si ne te gjithe boten shtypi shqiptar eshte ne krize. Shtypi shqiptar ka qene me shume se i lire. Jo rralle disa segmente te tij jane sjelle me shume si komerciale, sesa informative e analitike. Por duhet pranuar se ka gazetare serioze e profesionaliste dhe qe ruajen etiken, por ata fatkeqesisht nuk konsiderohen me te suksesshmit dhe as nuk jane me te paguarit. Ka disa media, me ndikim te ulet, apo me qarkullim te paperfillshem qe kane vetem funksion “presioni”, ose dalin e zhduken afer fushatave elektorale. Disa gazeta te “konceptuara per te qene te forta ne kuptimin negativ” gjykoj se nuk kane asnje ndikim tek publiku, ndonese pronaret, apo menaxheret e tyre mund te mendojne ndryshe dhe ndonese nje pjese e tyre fiton dhe pronaret “paguajne” humbjet.
Sa larg eshte shtypi shqiptar nga ai i huaj, sipas jush dhe ku calon?
Shtypi shqiptar eshte po aq larg, apo afer shtypit te huaj sa c’jane te gjithe aspektet e tjera te jetes sone nga ato te vendeve te tjera. Shtypi shqiptar calon kudo, por fatkeqesisht, nese ne bote shtypi ka filluar te caloje ne moshe te madhe tek ne, ne Shqiperi ka lindur i cale, sidomos ne aspektin ekonomik.
Sa te politizuar e shikoni shtypin shqiptar?
Shtypi nuk eshte i politizuar, ai eshte pergjithesisht klientelist. Ne planin “profesional” ka fituar filozofia e nje “shtypi me synim “pozitiv” ne sensin negativ”. Suksesi dhe rezultatet nuk maten me kriteret e profesionalizmit, paanesise dhe objektivitetit, por ne shume raste me te kundertat e tyre.
Media roze, opinion juaj per te?
Nuk e ndjek…
U trembeni thashethemeve (te gazetareve)?
Gjeta dy shprehje shume interesante, njera qe thoshte dikush se, “ une i adhuroj thashethemet, se ne mesojme gjera qe i kishim harruar” dhe tjetra se, “thashethemi eshte nje e vertete qe shetit si genjeshter dhe per te cilen njerezit nuk reflektojne shume”.