E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Morali i aleances me LSI, ne prove pas zgjedhjeve

Per te dyten dite radhazi kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, eshte detyruar te ulet para kompjuterit dhe te shkruaje editorialin e radhes ne lidhje me koalicionin e bere me LSI. Shkak jane bere komentet negative qe ka marre ne rrjetet sociale dhe mesazhet telefonike te mbeshtetesve te PS-se, qe e kane cilesuar koalicionin, si “tradhti ndaj kauzes se PS” dhe vecanerisht, si tradhti ndaj 21 janarit. Ne nje koment te shperndare dje per mediat, Rama i ndan shumicen e kritikuesve si pro qeveritare, ndersa shume pak i cileson si mbeshtetes reale te PS. Lidhur me moralin e koalicionit, ai shprehet se ai do te vihet ne prove vetem pas zgjedhjeve te 23 qershorit. “23 qershori eshte dita qe opozita te marre pikerisht hakun moral per 21 janarin, duke e degdisur me vote jashte zyrave te shtetit, kryeministrin e 21 janarit dhe partine e tij familjare. Vetem pasketaj fillojne ditet kur do te vihet ne prove morali i qeverise qe ne, te bashkuar, PS – LSI dhe te tjere qe do te krijojme per te rilindur Shqiperine. E vetem atehere do te vihet ne prove edhe vertetesia e zotimit tim per te krijuar kushtet qe deshmoret tane dhe familjet e tyre ta marrin edhe hakun e ngrene ligjor”, shprehet kreu i PS-se. Duke klasifikuar komentet kritike qe ka marre, Rama shprehet se vetem nje pjese e tyre jane nga socialistet e vertete dhe pergjigja qe u kthen atyre, eshte se kritikat ndaj Metes duhet t’i mbajne mend. “I kam kuptuar drejt e thelle ne shqetesimin e tyre ata mbeshtetes dhe dua t’i siguroj sot ne fjalen time te nderit, se 21 janari nuk leviz nga axhenda jone qeverisese. Drejtesia per 21 janarin ka qene dhe do te mbetet deri ne fund nje nga detyrimet tona me madhore, pjese e pandashme e perpjekjes per te ndertuar nje Shqiperi te drejte. E rikonfirmoj pa asnje ekuivok ate qe kam thene diten rreqethese te lirimit te vrasesve ne sallen e gjyqit: Gjyqi per vrasesit e 21 janarit dhe per urdheruesit e tyre nuk ka mbaruar, po nuk ka filluar”, shprehet Rama. Me pas kreu i PS-se argumenton se ne rast te humbjes se zgjedhjeve ne 23 qershorit dhe sikur te mos ishte bere koalicion me LSI-ne, atehere e vetmja karte qe i mbetej ne dore opozites, ishte morali. “Mos e harroni per asnje cast dhe asnje arsye: 23 qershori nuk eshte nje ballafaqim normal elektoral per te zgjedhur mes dy alternativash ne nje mjedis demokratik. Por eshte nje beteje e madhe per te mos lejuar ne radhe te pare, perseritjen e qershorit 2009 dhe 8 majit te Tiranes 2011”, shkruan Rama. Kryesocialisti shton me pas se vetem ne kete menyre, opozita mund te mbaje dhe pretimin e saj per viktimat e 21 janarit. “Eshte nje beteje deri ne dekikun e fundit, per te percaktuar nese Shqiperia do te rrenohet ende me shume permes zgjedhjesh te vjedhura, apo do te rilinde duke u cliruar nga zgjedha e vjedhesit te zgjedhjeve te shkuara, i cili jo rastesisht eshte edhe i dyshuari kryesor si urdheruesi i vrasjeve te 21 janarit”, shprehet Kreu i PS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›