Vlorë, degjeneron fushata elektorale, PD merr me forcë maturantët në mitingje

Gjimnazistët ankohen se po përdoren për interesa personale të deputetëve
Ka filluar pothuajse intensivisht fushata elektorale edhe në qarkun e Vlorës. Kjo jo vetëm në mbledhjet e shpeshta që bëjnë strukturat e ndryshme të partive që marrin pjesë në këto zgjedhje, por edhe në mitingjet masive që kanë filluar të zhvillojnë këto parti. Nuk bëhet fjalë për takime në ambiente të mbyllura sepse njerëzit që duhen për të tilla takime gjenden menjëherë. Vështirësia e këtyre mitingjeve lind kur këto bëhen masive dhe duhen sa më shumë njerëz. Duke dashur të japin përshtypjen se kanë më shumë votues se sa kanë në realitet, partitë kanë filluar të gjejnë mënyra të ndryshme për të shtuar edhe artificialisht pjesëmarrësit në mitingje. Më të lehtë në këtë qark e ka partia në pushtet. Duke qenë se në varësinë e saj janë edhe drejtoritë arsimore dhe shkollat e të gjitha cikleve, janë pikërisht nxënësit e tyre që marrin urdhër për të qenë të pranishëm me detyrim në këto mitingje. Nxënës të shumtë të shkollave të mesme të qytetit të Vlorës tregojnë se tashmë janë kthyer në mitingashë të përhershëm. Sidomos maturantët e këtyre shkollave detyrohen të marrin pjesë jo vetëm në mitingjet që bëhen në qytet dhe që janë më të rehatshme, por detyrohen të shkojnë edhe në mitingjet që zhvillohen nëpër komuna të ndryshme. Rasti më flagrant ishte ai i pak ditëve më parë kur në këtë rreth erdhi i deleguari i PD për fushatë elektorale nga qendra, vetë nënkryetari i PD dhe kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie, Astrit Patozi dhe që kishte dhënë urdhër për të pasur më shumë njerëz në mitingje, sepse siç kishte thënë ai vetë, donte të sfidonte me këto pjesëmarrje vetë kryetaren e kuvendit, Jozefina Topalli. Me urdhër të tij ishin vënë në dispozicion disa autobusë që do të merreshin me transportimin e maturantëve në takimet që do të zhvillonte ai në disa fshatra. Maturantë të ndryshëm tregojnë se me urdhër të drejtorit të shkollës kishin hipur në autobus dhe kishin udhëtuar në fillim për në komunën e Vllahinës dhe pas mbarimit të mitingut aty, kishin shkuar në komunën e Armenit. Pas mbarimit të mitingut aty, thamë se e plotësuam normën për atë ditë por më pas na detyruan të shkonim edhe në mitingun e Selenicës. Na ka gjetur belaja edhe me prindërit në shtëpi. Babai im është socialist i thekur dhe gati tërbohet kur më shikon mua në mitingjet e PD duke tundur flamurin, por nuk kam çfarë të bëj, jam maturant dhe kam frikën e shkollës se mos më ulin notën mesatare, tregon një maturant. Por rasti më flagrant i marrjes me detyrim i nxënësve në mitingje ka qenë ai i mitingut të madh të zhvilluar në Tiranë me rastin e futjes së vendit tonë në NATO. Një maturantë i shkollës së mesme 1 maji tregon se atë ditë i kishin çuar për ekskursion në Pogradec. Ja kaluam shumë mirë aty dhe nuk na bëhej të largoheshim kur pak pas mesditës na urdhëruan të hipnim në autobusë. U thamë mësuesve dhe drejtoreshës së është shpejt por nuk na pyeti njeri. Kur erdhëm në Elbasan na thanë se meqë kemi kohë po i biem nga Tirana për të shijuar edhe autostradën. Na çuan në Tiranë dhe kur ne shpresonim se do të kishim kohë të lëviznim pak aty, na futën në rresht dhe na çuan në miting. Maturantët shprehin frikën se me shtimin e mitingjeve, do tu duhet edhe atyre të jenë me urdhër pjesëmarrës në to, ndërkohë që kanë përpara edhe provimet. Fati ynë i keq, që fushata elektorale përkon me provimet tona, shprehet një tjetër, i rkiësuar nga situata zgjedhore dhe detyrimi për të marrë pjesë në mitingjet partiake.