Milo: Zgjedhje të ndershme, vetëm nëse Qeveria përdor fondin rezervë për kartat falas

Kreu i PDS, shpreh shqetësimin për ecurinë e procesit të aplikimit për letërnjoftimet
Kryetari i Partisë Demokracia Socialiste, Paskal Milo në një intervistë për gazetën SOT i ka bërë thirrje Kryeministrit Berisha, se nëse kërkon që zgjedhjet e 28 Qershorit të jenë të lira dhe të ndershme ashtu siç ai reklamon, të bëjë të mundur shpërndarjen e kartave të identitetit falas, duke përdorur fondin rezervë të Këshillit të Ministrave me qëllim që tu japë arsye të mjaftueshme qytetarëve të besojnë në këto zgjedhje si të lira dhe të ndershme. Sipas tij, Berisha bën premtime gjysmake për shtresa sociale të veçanta, ku shumica e shqiptarëve janë njerëz të varfër. Nëse vazhdohet me këto ritme, ka theksuar Kryetari i PSD, rrezikohet seriozisht procesi i shpërndarjes së kartave të identitetit duke rritur në këtë mënyrë mundësinë e manipulimit të votave me lehtësi në zgjedhjet e 28 Qershorit. Milo ka saktësuar se ende në shumë zona rurale si në jug edhe në veri të vendit nuk ka filluar ende procesi i aplikimit dhe i shpërndarjes së kartave.
Cilët do të jenë kandidatet që do të përfaqësojnë PDS në zgjedhjet e 28 Qershorit?
Ne jemi në fazën e diskutimit dhe hartimit të ashtuquajtur projektlista të kandidatëve për kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, mbas qarqeve. Nuk është e thjeshtë për të nxjerr listat përfundimtare, pasi mjaft njerëz dëshirojnë të kandidojnë dhe të përfaqësojnë PDS në zgjedhjet e qershorit, por nga fundi muajit listat do të jenë gati. Ne do te kandidojmë me 140 kandidatë për deputetë në të gjitha qarqet dhe jemi përpjekur të zgjedhim njerëz cilësorë, brenda partisë por edhe nga shoqëria civile.
Thirrja e opozitës për shpërndarjen e kartave të identitetit falas, është një shqetësim real i saj, apo po e përdor si strategji për fushatën elektorale? A do të bëni koalicion me PS ?
Tashmë është konfirmuar koalicioni me PS dhe parti të tjera. Ne mendojmë në radhë të parë për fitore të koalicionit që ndodhemi. Dhe meqë LSI do të shohë mundësinë e koalicioneve me koalicionin tonë pas zgjedhjeve, edhe ne do të shohim si do të jenë rezultatet dhe si do të zhvillohen negociatat.
Nëse qeveria do të aplikojë shpërndarjen e letërnjoftimeve elektronike falas, a do të dëmtohej buxheti i saj ?
Kjo qeveri ka ardhur në pushtet si qeveria e dietës, por në vend të dietës i ofroi shqiptarëve shembullin më tipik të shpërdorimit abuziv të buxhetit të shtetit, dhe një korrupsioni që ka përmasa të jashtëzakonshme në raport me qeveritë e mëparshme. Nëse Berisha do të zhvillojë zgjedhje të lira, dhe të ndershme siç reklamon, duhet të heqë nga buxheti i shtetit ose nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave një pjesë të mirë të këtyre parave, me qëllim që të japë vërtetë arsye të mjaftueshme, që qytetarët të besojnë se do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prandaj, Berisha ska pse bën premtime gjysmake për shtresa sociale të veçanta, ku shumica e shqiptarëve janë njerëz të varfër, dhe ku dhënia e kartave falas do të ishte një mesazh jo vetëm për shqiptarët por për Komunitetin Ndërkombëtar, si dhe për institucione të ndryshme ndërkombëtare, të cilët kanë shprehur shqetësim serioz për kartat e identitetit, mënyrë e cila po vë në dyshim mundësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Shumë pak qytetarë shqiptarë, nga ata që skanë pasaporta kanë marrë karta identiteti. Nuk janë bërë akoma as 3/ 4 e shqiptarëve të pajisur me karta, në raport me 750 mije njerëz që janë raportuar, nuk i kanë ato.
Si e komentoni qëndrimin e europarlamentares Doris Pac, duke kundërshtuar shpërndarjen falas të kartave të identitetit, në një kohë që Pac ka dalë kundër Parlamentit Europian?
Doris Pac e njeh shumë mirë Shqipërinë si një Europarlamentare me përvojë. Mendimet dhe gjykimet e saj reflektojnë edhe shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar, po në mënyrë të veçantë atë Europian, po jo gjithmonë Doris Pak është në gjendje të pulsojë dhe të masë me objektivitet zhvillimin e situatave në Shqipëri, dhe çka është e mirë për shqiptarët në momente të caktuara, duke përfshirë edhe propozimin për dhëniet e kartave të identitetit falas. Ne si PDS, kemi këmbëngulur në këtë kërkesë që njëkohësisht është edhe kërkesë e opozitës, u bëjmë thirrje shqiptarëve për të vazhduar aplikimin, sepse aplikimi është edhe një detyrë qytetare për të marrë kartat, nëse qeveria ka vullnet, ajo duhet që shqiptarëve tua ofrojë këtë mundësi. Unë e shoh të vështirë, që kjo qeveri të afrojë mundësi financiare, pavarësisht se shohim se procesi mund të rrezikohet. Ajo nuk e bën një gjë të tillë, pasi përmes këtij procesi të dyshimtë kërkon të sigurojë avantazh elektoral, sepse sa më pak njerëz të pajisen me karta identiteti aq më e madhe do të jetë hapësira e manipulimit dhe e manovrimit në kohën e zgjedhjeve, nga ata që quhen mjeshtra të manipulimit të votave që në PD janë me bollëk. Për sa kohë që PD mban qëndrim demagogjik, nga njëra anë deklaron zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe nga njëra anë nuk krijon mundësi për këto zgjedhje, atëherë fshihet diçka, që është synimi i PD me çdo kusht të fitojë këto zgjedhje. Duke shkelur terrenin në gjithë Shqipërinë, ne kemi konstatuar dhe po konstatojmë se akoma në shumë zona rurale të Shqipërisë nuk ka filluar procesi i aplikimit dhe i shpërndarjes së kartave të identitetit. Në jug të Shqipërisë, në disa komuna të rrethit të Sarandës dhe të Delvinës, nuk ka filluar akoma procesi i shpërndarjes së kartave. Sipas informacioneve nga 19 komuna që ka qarku i Dibrës, akoma nuk ka filluar procesi i aplikimit dhe i shpërndarjes së kartave të identitetit. Nëse ecet me këto ritme, është e pamundur që shpërndarja e kartave të bëhet deri në 12 qershor. Rrezikohet seriozisht procesi i pjesëmarrjes së mijëra e dhjetëra shqiptarëve, duke prekur me dorë këtë situatë. Në qarqe të ndryshme të vendit ne kemi ngritur zërin dhe do të vazhdojmë të kërkojmë që kartat të jepen falas, sepse nuk ka kohë më të humbet përmes procedurave burokratike pse jo edhe të qëllimshme, për ta vonuar procesin aq më tepër kur ka një bazë reale ekonomike që nuk i lejon shtetasit shqiptarë që nuk mund të aplikojnë dhe të marrin kartat e identitetit. Një familje shqiptare me ndihmë ekonomike me 400 mijë lekë të reja, nuk mundë të shkojë të blejë këto karta një familje, me 5 apo 6 anëtarë, duke pasur parasysh të ardhurat nëpër fshatra. Prandaj, ne po këmbëngulim që qeveria, sa nuk është vonë të marrë një vendim dhe tu vijë në ndihmë shqiptarëve, jo sepse janë të varfër dhe nuk i blejnë dot këto karta, por për tu garantuar atyre një proces të ndershëm dhe të lirë zgjedhor.
A është e vërtetë që kryebashkiaku Rama ka bllokuar dhënien e certifikatave, i vetmi dokument që mundëson aplikimin e kartës së identitetit, akuzë kjo e ngritur nga qeveria
Çdo akuzë që vjen nga qeveria, në adresë të z. Rama është e njëanshme dhe e qëllimshme, sepse është pjesë e strategjisë demokratike, që ta godasë, ta akuzojë atë si Kryetar i Partisë Socialiste, për gjëra të paqena sepse morali elektoral i Partisë Demokratike është ekstrem. Udhëhiqet nga një sentencë e vjetër mesjetare dhe diabolike. PD lëshon në adresë të kryetarit të Partisë Socialiste si dhe Kryetarit të Bashkisë një lumë të madh shpikjesh dhe akuzash të paqena. Berisha është në prag të fushatës elektorale dhe i nevojiten strategji të suksesshme dhe prognoza optimiste për të ardhmen e lumtur të shqiptarëve. Çdo fakt që shkon kundër skemës së Berishës qoftë edhe nga institucionet ndërkombëtare është i papranueshëm për të. Fakti që Fondi Monetar Ndërkombëtar shpalli prognozën e zhvillimit të ardhshëm ekonomik të Shqipërisë, ku rritja ekonomike do të jetë midis 0 dhe 1% shkon në kundërshtim me prognozat ëndërr demagogjike të z. Berisha, se rritja ne 2009 do të jetë 2 shifrore. Duke shkuar kundër prognozës së tij, Kryeministri Berisha nuk mundë ta pranojë se i rrëzohet e gjithë kështjella e ngritur në rërën e politikës së tij. Jo vetëm ndaj kësaj deklarate, të Fondit Monetar Ndërkombëtar, por edhe ndaj shumë deklaratave të tjera që kanë të bëjnë më nivelin e korrupsionit me nivelin e pagave dhe të çmimeve, ai është kundër, duke marrë p