E Diel, 1 Nëntor 2026

Ansambli i Popullor i Këngëve dhe i Valleve, Vallja shqiptare hidhet në koncertin Dy tupanë për një sofër

Valltari Gëzim Alimehmeti vjen pranë publikut me një recital folklorik ku marrin pjesë artistë nga vendi dhe Kosova  
Një repertor i zgjedhur, me valle popullore nga të gjitha trevat shqiptare do të krijojë sonte në mbrëmje një atmosferë të ngrohtë dhe të veçantë në skenën e TKOB. Valltari Gëzim Alimehmeti do të vijë pranë publikut me recitalin Dy tupanë për një sofër, në të cilin marrin pjesë shumë artistë nga vendi dhe Kosova. Në këtë recital do të marrin pjesë grupi i valleve dhe orkestra e Ansamblit Popullor, si dhe të ftuar do të jenë grupi Corona me drejtues grupi Ylber Asllanin e Dule Malindin nga Kosova. Solistët që do të interpretojnë do të jenë Helga Saraçi, Olta Ahmetaj, Genc Kastrati, Leonard Mitrushi, valltarët që do të shoqërojnë këtë koncert janë Domenika Ndreca, Lorena Isaku, Vjera Çurçia, Marjana Shkreta, Ledi Bajraktari, Besmir Aga, ndërsa orkestrantët që do të luajnë janë Vladimir Hasimi, Skënder Gurra, Alban Tahiri, Artan Shabani, Lorenc Çunaj, Bledar Luzi, Ana Shkjezi, Fatmir Fani, Adriatik Çelmeta, Fatmir Serudi, Arbin Alimeri, Neki Kastrati, Leonard Cara, Ramadan Bellova, Gjergj Matoshi. Koncerti vjen nën koreografinë e Rexhep Çelikut, Andrea Kokerit dhe Genc Kastratit, si dhe orkestracionet e Vladimir Hasimit dhe Lejla Agollit. Koreografi i këtij koncerti Rexhep Çeliku në një prononcim dhënë për gazetën tregon se do të ketë shumë valle të reja, por dhe të përpunuara. Ky është një koncert recital, që i kushtohet kërcimtarit Gëzim Alimehmeti, i cili është solist i parë i Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve, si dhe për të nxjerrë në pah të gjitha ato vlera që ka ai. Do të jenë shumë numra koreografikë të rinj, si do të jetë Vallja e Tiranës , një valle që është duet me motive të Çamërisë. Është dhe një valle që i kushtohet heronjve të familjes Jashari, është një valle me motive të Karagunës që i përket zonë së Dropullit dhe ky koncert do të mbyllet me motive cigane. Shpresojmë që do të jetë një koncert i këndshëm dhe i larmishëm , tregon Çeliku. Më tej sipas tij ky koncert është i rëndësishëm sepse kërcimtari ka mbi 20 vjet që kërcen me Ansamblin. Të gjitha këto në koncert vijnë nga jetëgjatësia e punës së tij që ai ka pasur me Ansamblin, i cili ka mbi 20 vjet që kërcen. Këtë punë të tij ai do ta pasqyrojë me anë të valleve, duke kërcyer valle të disa trevave të ndryshme të vendit si nga veriu, Shqipëria e mesme, jugu etj, tregon koreografi i koncertit Çeliku. Ndërkohë që vetë ideuesi i këtij recitali valltari Gëzim Alimehmeti tregon se për këtë koncert ai së bashku me artistë të tjerë ka rreth tre muaj që po përgatiten. E mora iniciativën sepse çdo artist që krijon një kulm të tij dhe ka shumë repertor duhet të realizojë një recital. Unë e kam filluar punën me Ansambli Popullor që nga viti 1986 për të vijuar deri më sot. Publikut do ti dhuroj një koncert të përbërë me motive shqiptare nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Do të ketë një larmi vallesh, tregon Alimehmeti. Ndërkohë që për titullin e koncertit ai vijon të tregojë se: Quhet Dy tupanë dhe një sofërsepse në këtë koncert ka bashkëpunim me grupin Coronanga Prishtina. Mendova se një tupan është i Shqipërisë dhe një i Kosovës, për një sofër. Duke folur për krijimtarinë folklorike që do të shpaloset sot në skenën e TKOB ai tregon se do të jenë 10 valltarë që do të kërcejnë në këtë koncert. Vallja e Tiranësdo të vijë si një përpunim. Ajo rrëfen dashurinë mes dy të rinjve. Në fillim do të jem unë me Olta Metaj dhe më pas do na shoqërojnë katër çifte të tjera. Surprizë për publikun do të jetë vallja që ne kemi përgatitur për familjen Jashari. Aty tregohet rrethimi i familjes Jashari nga serbët dhe lufta që është bërë nga godina e Jasharëve. Janë 10 valltarë që do të kërcejnë në koncert, tregon ndër të tjera valltari Alimehmeti. Provat dje po i ndiqte dhe një prej emrave më të talentuara të valles popullore shqiptare Liljana Cingu,  e cila në një prononcim të saj u shpreh se i vinte mirë që të rinjtë e sotëm merrnin iniciativa të tilla për të shpalosur në skenë krijimtarinë folklorike shqiptare. Jam e emocionuar, sepse edhe unë si artiste ndjej kënaqësi që këto artistë të rinj marrin këtë iniciativë për të bërë recitale të tilla. Është me të vërtetë me emocion, sepse edhe unë kur kam bërë recitalin e parë me Rexhep Çelikun më vitin 1986 kam ndjerë shumë emocione. Por kur shikoj që këta të rinj e duan skenën dhe vallen popullore për ne është një kënaqësi. Po ti kushtosh vëmendje profesionit, ti do të kesh jetëgjatësi në jetën artistike, shprehet valltarja Cingu. Por emrit të talentuar të valles popullore i vjen keq që sot në krijimtarinë folklorike ka dhe ndërhyrje të cilat  e dëmtojnë atë. Më vjen shumë keq që po dëgjoj sot dhe muzikë popullore që po bastardohet në disa raste. Tallavaja ka vendin e vet dhe nuk mund ta përziesh me vallen popullore, kjo është një dëm për folklorin shqiptar, pohon ajo. Ndërkohë që valltarët e Ansamblit presin që sot në mbrëmje të rrëmbejnë duartrokitjet e publikut.

Aktiviteti artistik i Ansamblit  
Është krijuar si ansambël profesionist në vitin 1957, me të gjithë komponentët artistikë dhe teknike të një trupe artistike. Ky ansambël përbëhet nga solistë, grupi i valleve, kompleksi vokal dhe orkestrina. Aktiviteti i tij artistik qëndron në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë së lashtë e bashkëkohore, duke përfshirë një pasuri të madhe muzikore, instrumentale e koreografike, të krahinave popullore që varijojnë nga zona në zonë, duke krijuar kështu një harmoni të madhe motivesh. Folku shqiptar shquhet nga ai i vendeve të tjera për origjinalitetin, lashtësinë si dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Shqipëria ka shume zona etnografike, ku secila ka veçantitë e saj në kostume, këngë, valle, rite, zakone, doke, të cilat edhe brenda një zone kanë origjinalitet të ndryshëm. Ansambli, prej dekadash, është kthyer në një laborator për përpunimin dhe ekzekutimin me kërkesa të larta artistike të këtij thesari të madh, që populli ynë e transmeton brez pas brezi. Ansambli është pjesëmarrës i dhjetëra Festivaleve Ndërkombëtare, Kontinentale dhe Ndërkontinentale, ku me repertorin dhe elementët interpretues, me virtuozitetin e valltarëve, vokalin e këngëtarëve dhe orkestrinën e tij, ka bërë që të jetë një nga Ansamblet më të kërkuara sot në botë. Udhëheqëse artistike e Ansamblit është Lejla Agolli.  Në bilancin e Ansamblit numërohen mbi100 premiera, 10 mijë shfaqje brenda vendit dhe 600 jashtë, shumë çmime në koncerte ndërkombëtare.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›