E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, dështon grabitja e një argjendarie

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në afërsi të ‘Kinoteatrit’, një zonë mjaft e populluar.

Një person me skafand në kokë, është futur në argjendari duke goditur me mjete të forta pronarin. Megjithatë, ai nuk ka mundur ta kryej grabitjen, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

 Policia e ka identifikuar dhe po punon për kapjen e tij, megjithëse ende nuk bëhet i ditur identiteti. Forcat e rendit shkuan në vendngjarjes ku nisën hetimet. Provat më të rëndësishme janë pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë brenda argjendarisë, të cilat kanë bërë të mundur identifikimin e autorit. /Start/

                                                                                             2012-09-07 09:46
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›