Presidenti Obama elektrizon: Amerika përballet me zgjedhje brezash
SHBA- Presidenti amerikan Barack Obama ka pranuar emërimin e Partisë Demokratike duke u thënë votuesve se ata përballen me një zgjedhje të gjeneratave në zgjedhjet e nëntorit.
Ai theksoi dallimet mes qëllimeve të politikave të tij dhe të atyre të republikanëve si dhe përsëriti moton e tij të 2008-ës, atë të shpresës.
“Unë kurrë nuk kam thënë se ky udhëtim do të jetë i lehtë dhe nuk do ta premtoj as tani”,-tha zoti Obama në Konventën Demokratike.
Republikani Mitt Romney po sfidon zotin Obama për Shtëpinë e Bardhë me sondazhet që flasin për një garë shumë të ngushtë mes tyre. Zoti Obama u tha delegatëve në sallë dhe votuesve në shtëpi se problemet e kombit që ishin ndërtuar për dekada të tëra s’mund të zhdukeshin në një moment.
“Nga gjithçka kemi parë e dëgjuar ata duan ta kthejnë Amerikën në një epokë e cila vendit i kudhtojë shumë shtrenjtë’,-tha Obama.
“Gjatë disa viteve të ardhshme, vendimet e mëdha do të bëhen në Uashington…Vendimet që do të kenë një ndikim të madh në jetën tonë dhe jetën e fëmijëve tanë për dekadat që vijnë”,- tha ai. Zoti Obama doli në skenë jo në një stadium të madh në qendër të Charlotte, të Karolinës së Veriut, sië organizatorët kishin shpresuar, por në ambjent të brendshëm për shkak të shqetësimeve të motit.
Presidenti ofroi një varg kritikash për politikat republikane, duke i përshkruar kundërshtarët e tij si “të lumtur për të folur për gjithçka që ata mendojnë se është e gabuar me Amerikën” pa ofruar sugjerime se si t’i bëjnë gjëra të drejta.
Fjalimi shkaktoi një reagim nga kampi i Zotit Romney-it: “Ai ofroi premtime shumë, por ai nuk ka mbajtur premtimet që ai bëri katër vjet më parë”. Zoti Obama dhe zoti Romney tani përballen me dy muaj fushatë të pamëshirshme para votuesve në 50 shtetet që shkojnë në votime më 6 nëntor.
Dorina Bilbili/IDEA/