E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, tentohet të grabitet një argjendari, në kërkim autori

VLORE – Një person i maskuar tentoi grabitjen e një argjendarie në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të ‘Kinoteatrit’ në qytetin bregdetar.

Sipas policisë, dyshohet se 1 person, me një skafandër në kokë, është futur në argjendari dhe ka goditur pronarin e saj, në përpjekje për të grabitur arin.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet.

(vijon)
(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›