E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Dua pr/buxhetin 2011 gati për në shtator

TIRANE- Kryeministri shqiptar Sali Berisha i bën thirrje ministrave të kabinetit qeveritar të bëjnë gati pr/buxhetin për vitin e ardhshëm, prioritetet kryesore të të cilit do të jenë infrastruktura, turizmi dhe projekti Shqipëria dixhitale.

Duke e cilësuar si “Buxheti më i madh në historinë e këtij vendi”-kryeministri në mbledhjen e sotme të qeverisë finalizimin e buxhetit brenda shtatorit, miratimin e tij në qeveri në mënyrë që parlamentit t’i dorëzohet në tetor dhe të ketë të gjithë kohën e nevojshme për shqyrtimin e pr/buxhetit.

INFRASTRUKURA
Ndër prioritetet e qeverisë në infrastrukturën rrugore do të jetë ndërtimi i rrugës së Arbrit, Autostrada Tiranë- Elbasan, përfundimi i autostradës Levan- Vlorë, Levan- Tepelenë, akset Konispol- Sarandë, Shkodër- Thethë.

Në pr/buxhetin e 2011 kryeministri kërkon dhe hapjen e fondeve për fillimin e punimeve të një rruge të re Lezhë- Velipojë, e cila do të kalojë në majën e kodrave që ndajnë detin nga Toriovica dhe zona detare. “Janë qindra kilometra rrugë rurale dhe dytësore që do ndëtohen”- vazhdoi më tej kryeministri duke shtuar se parashikohen investime dhe në ujësjellësa, kanalizime, shkolla dhe qendra shëndetësore.

TURIZMI
Kryeministri kërkon bashkërendimin e punës për përmirësimin e turizmit dhe krijimin e kushteve sa më të mira dhe lehtësirave sa më të mëdha për turistët.” Ai urdhëroi ministrin e Turizmit Ferdinand Xhaferri hartimin e një ligji ku të përcaktohen sipërfaqja e plazheve popullore dhe e atyre private. Duke e cilësuar “bazëzi” pushtimin nga privati të vijës bregdetare, kryemistri tha se “Cdo qytetar duhet ti garantohet me ligj se do të ketë plazhe popullore.” “Jam në favor të dhënies së plazheve privatit – vazhdoi Berisha- por do ketë një përqindje të caktuar me ligj një herë e përgjithmonë”.

Berisha vuri theksin në një tjetër problematikë, atë të ndotjes ekologjike të vijës bregdetare. Ai kërkoi shqyrtimin e aktit ligjor për krimet e rënda ekologjike duke kërkuar që në raste të tilla flagrante të bëhen përgjegjës drejtuesit vendorë. Kreu i qeverisë kërcënoi këtë herë me prishje të subjektit nëse konstatohet se
bën derdhjet e ujrave të zeza në det.

SHQIPERIA DIXHITALE
Berisha tha se në pr/buxhetin e 2011 do të krijohet fondi për projektin “Shqipëria Dixhitale” . “Do mbështesim fuqishëm një vrap drejt standardeve më të larta të përhapjes së teknologjisë dixhitale në vend”- tha Kryeministri në mbledhjen e qeverisë, dhe shtoi se nuk kishte harruar “Do bëj realitet premtimin Cdo shqiptar një kompjuter në shtëpi”  Në projekt buxhetin 2011 do parashikohen dhe rritje e pagave dhe të pensioneve.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›