E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazprom: Gazjellësi South Stream nuk kalon në Shqipëri

TIRANE- Kompania më e madhe në botë e prodhimit të gazit natyror, rusja 'Gazprom' përgënjeshtron deklarimet e kohëve të fundit të kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, lidhur me projektin për të kaluar degëzime të gazsjellësit "South Stream" në territorin shqiptar. Këto deklarata ishin bërë nga ai në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, të mërkurën e kaluar. Pyetjeve të 'Gazetës Shqiptare' lidhur me këtë çështje, zonja Anastasia Ivanova, në emër të drejtorisë së informacionit të kësaj kompanie, u është përgjigjur se aktualisht, çështja e kalimit të degëzimit jugor të gazsjellësit "South Stream" përmes territorit të Shqipërisë nuk merret në konsideratë.

Sa i takon pyetjes nese qeveria shqiptare mund te marre OK nga Gazpromi për lidhje me South Stream-in pranë Igumenicës në Greqi, Anastasia Ivanova tha se kjo çështje kërkon një studim të kujdesshëm dhe do të duhej të bëheshin llogaritje teknike e ekonomike. Sipas saj mundësia për kandidatë të rinj varet nga shumë faktorë, si kërkesa e brendshme për sasi shtesë gazi, që do të mund të furnizohej nëpërmjet gazsjellësit të ri, së bashku me interesimin për të bashkëpunuar me 'Gazprom'-in.

Por përfaqësuesja e Gaprom ka preferuar te mos flasë kur gazetari Genci Kondi e ka pyetur rreth mundësisë së marrjes së kësaj leje nga partnerët italianë. Qëndrimi zyrtar i kompanisë shpreh qartë faktin se, në rast se ka një shpresë për ndërtim të degëzimit të gazsjellësit nëpër vendin tonë, kjo nuk vjen nga Moska.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›