Vlore, digjet makina e kreut të policisë bashkiake
VLORE-Makina e kreut të Policisë Bashkiake së Vlorës është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit.
Policia e Vlorës konstaton se makina e llojit Mercedes-Benz me targa VL 0999 C e Ardian Veliut, drejtori i Policisë Bashkiake të këtij qyteti ishte e parkuar në lagjen ‘Isa Boletini’ në momentin kur ka marrë flakë dhe më pas shpërthyer rreth orës 01:10.
Nuk dihen ende autorët që e kanë vene zjarrin automjetit apo lloji i materialit për djegien e automjetit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se djegia e makinës është e qëllimshme. "Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur grupi hetimor i cili ka kryer veprimet e para", bënë të ditur burimet zyrtare të policisë së Vlorës. Sipas tyre, janë siguruar mjaft të dhëna që favorizojnë hetimin. Paraprakisht mendohet se, kjo ngjarje lidhet me detyrën që ushtron Veliu, 39 vjeç, drejtor i Policisë Bashkiake. Veliu me pare ka punuar ne strukturat e policise se Vlores si dhe ato te Policise se Shtetit. hetimet jane shtrire dhe ne detyren e meparshme te Veliut.
(d.b/BalkanWeb)