E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali në kolaps, Totenhemi triumfon

LONDER-Kriza e Arsenalit duket se nuk ka të sosur këtë sezon. "Topçinjtë" janë mundur 2-1 në derbin e djeshëm ndaj Totenhemit, duke mbetur në zonat e ulta të klasifikimit. Ekipi i Arsen Venger nuk duket aspak në formë, madje ata futbollistë që deri një vit më parë tregonin një lojë të magjishme, duket sikur janë zhdukur. Van der Vart zhbllokoi shifrat në minutën e 40-të, ndërsa në të 51-tën ishin Aron Ramsej që barazoi. Në minutën e 73-të, Kris Uolker realizoi golin e fitores për Totenhemin. Në ndeshjet e tjera, spikat triumfi 5-1 i Çelsit ndaj Boltonit. Për 27 minuta ata shënuan 4 herë, duke mbyllur llogaritë, ndërsa heroi i ditës ishte Frenk Lampard me një tripletë. Fitore dhe për Fulhamin, që mundi 6-0 QPR-në, ndërsa Suonsi mposhti 2-0 Stouk.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›