Aldo Bare, rrëzohet dënimi "burg përjetë" do gjykohet nga e para
TIRANE- Gjykata e Apelit rrëzoi sot dënimin me “burg përjetë” për Aldo Baren, dhe riktheu për gjykim dosjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda. I cilësuar nga prokuroria si kapo i bandës së Lushnjës, ai u dënua nga shkalla e parë e gjyqësorit për disa vrasje dhe krime të rënda, të kryera në kuadër të bandës kriminale, që e krijoi në shenjë hakmarrjeje ndaj rivalit të tij Artur Daja.
Avokati i Aldo Bares, alias, Alfred Shkurti deklaroi se cështja u rikthye për gjykim për shkak të shkeljeve proceduriale.
Aldo Bare, alias, Alfred Shkurti e bënte përgjegjës Dajën, dikur mik i tij, për ekzekutimin e vëllait, Ramadan Shkurti. Prej 2 korrikut 1997, kur vëllai i Bares u qëllua për vdekje nga Artur Daja, hakmarrja e ish-efektivit special nuk njohu kufij. Për vite me radhë Aldo Bare sundoi në zonën e Myzeqesë dhe banda e tij ekzekutoi një pas një të gjithë kundërshtarët, të afërm dhe miq të Artur Dajës.
Aldo Bare qëndroi shtatë vite në arrati dhe vetëm në 2006-ën iu vunë prangat nga policia turke. Në vitin 2009 u ekstradua drejt Shqipërisë dhe vetëm pak javë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli vendimin e fajësisë, duke e dënuar të akuzuarin si kapo i bandës famëkeqe me burgim të përjetshëm.
(s.g/balkanWeb)