E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, digjet makina e policit tëFNSH, Policia: E qëllimshme

VLORE - Makina e një polici të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Vlorës, e cila përdorej në aksionet policore të kësaj skuadre është djegur.   Ngjarja u shënua mëngjesin e sotëm, në lagjen "Pavarësia", ku automjeti ishte i parkuar prapa konviktit të vajzave.

Sipas të dhënave paraprake, policia e Vlorës tha se makina tip opel Astra me targa italiane AN 420 VN ngjyrë gri i është vënë flaka me lëndë djegëse qëllimisht.

Mjeti i shkrumbuar i përket Granit Deromena dhe mendohet se mjeti i tij personal është djegur për shkak të detyrës. Fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

(Foto: Makina e djegur e Granit Deromena)
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›