Vlore e djathta merr kreun e Keshillit te Qarkut
E hene 24 Tetor 2011 1546
KESHILLI I QARKUT VLOREKoalicioni i djathte fiton edhe postin e kreut te Keshillit te Qarkut te Vlores pas rrjedhjes se afro 13 votave. Pas votimit te fshehte Anesti Dhimojani i Partise Demokratike ka marre 37 vota kundrejt 22 votave te rivales se tij Brunilda Ndreu qe vjen nga radhet e Partise Socialiste.
Para kalimit ne LSI te Kujtim Sulces koalicioni Aleanca per te Ardhmen numeronte 35 anetare koalicioni tjeter 23 keshilltare ndersa nje tjeter keshilltar ishte i pavarur. Mbledhja qe u drejtua nga kryebashkiaku i Vlores Shpetim Gjika dhe ku merrnin pjese deputetet e zones se te dy kaheve politike eshte shoqeruar me tension gjate gjithe kohes. Ne fillim Gjika kerkoi printimin serish te fleteve te votimit qe ishin pergatitur nga perfaqesues te koalicionit te djathte per te shmangur sipas tij cdo lloj manipulimi.