E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë rrëzon Ramën për padinë ndaj Berishës

TIRANE-  Gjykata e Lartë rrëzoi të sot në mesditë padinë e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, ndaj Prokurorisë së Përgjithshme, e cila nuk kishte filluar procedim penal për kryeministrin Berisha.

Zoti Rama u ankua në këtë Gjykatë, pasi fjalët e kryeministrit në parlament më 26 nëntor 2009, nuk ishin marrë parasysh dhe nuk ishin konsideruar shpifje dhe fyerje nga ana e prokurorisë së përgjithshme, e cila nuk nisi hetimet ndaj kryeministrit.

Por Gjykata e Lartë në vendimin e sotëm çmoi të drejte veprimet e Prokurorisë së Përgjithshme e cila nuk nisi hetimet ndaj Berishës për shkak se ai nuk kishte konsumuar vepër penale. Me të njëjtin argument Gjykata e Lartëvendosi tëmos pranojë kërkesën e kreut të PS.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›