Beqiraj: Shkelje në tregëtimin e gazit

Situatë shqetësuese në tregtimin e gazit të lëngshëm me shumicë dhe me pakicë. Kreu i drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë Leonard Beqiraj në një konferencë për shtyp deklaroi se shkeljet janë konstatuar më tepër në anën teknike dhe në peshën e bombolave.
Sipas Beqirajt janë bërë bllokime të të gjitha sasive të bombolave që janë jashtë parametrave të përcaktuara pasi kjo mund të përbëj rrezik për jetën e qytetarëve.
Gjatë muajit dhjetor ky institucion ka kryer rreth 1500 kontrolle në subjekte të ndryshme në disa prej qyteteve më kryesore të vendit.
Ndërkohë që për të gjitha shkeljet e konstatuara janë marrë masat përkatëse. Për të rënë pre e abuzimeve ky institucion ka vënë në dispozicion të qytetarëve numrin 042233174 ku çdo qytetar mund të denoncojë abuzimet.