MPJ: Shqiptarët prej 1 janarit pa viza në Kroaci
TIRANË- Kroacia heq vizat për Shqipërinë. Lajmi u bë sot publik nga ministria e Punëve të Jashtme. Sipas MPJ-së shqiptarët do të mund të lqëvizin përfundimisht pa viza drejt Kroacisë që nga 1 janari i vitit 2011-të.
Ministria e Punëve të Jashtme sqaroi se, vendimi për heqjen e vizave u mor pas nënshkrimit të një marrëveshje mes dy vendeve.
Kroacia ka hequr vizat për shqiptarët edhe gjatë sezonit të verës, ndërsa tashmë kur shqiptarët lëvizin të lirë në zonën Shengen, do të lëvizin të lirë edhe në Kroaci.
Kroacia ishte i fundit vend në rajon që hoqi vizat me Shqipërinë. Para Kroacisë ishte qeveria serbe e cila vendosi heqjen e vizave për shqiptarët drejt Serbisë që prej fundit të nëntorit të këtij viti.
(m.a/BalkanWeb)