E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, ekzekutohet me armë një 25-vjeçar

Një 25-vjeçar është ekzekutuar me armë mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në "Rrugën e re" të këtij qyteti ku 25-vjeçari Altin Nelaj është qëlluar me pistoletë nga persona ende të paidentifikuar, duke e lënë atë të vdekur në vend. Mësohet se 25-vjeçari ka qënë duke dalë nga automjeti i tij me targa italiane AH 060 GM në momentin kur është qëlluar me pistoletë nga dy persona të panjohur të cilët janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Sipas të dhënave paraprake të policisë mësohet se ka qenë një grindje e hershme banale mes viktimës dhe agresorit. Mësohet po ashtu se në vendin ku ka ndodhdur ngjarja, personat kishin lënë një takim për të sqaruar konfliktin e mëparshëm, por ka përfunduar në vrasjen e njërit prej tyre. Autori I vrasjes është identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhet publik identiteti in tij. Ndërkohë policia ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të vrasjes së 25-vjeçarit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›