Vrasja në Pogradec, gjykata lë në burg 60-vjeçarin
Gjykata e Korçës lë në burg Halim Hykellarin, si të dyshuarin kryesor për vrasjen e 35-vjeçares në një hotel në periferi të Pogradecit. "Arrest me burg", është masa e dënimit që gjykata ka marrë për autorin e ekzekutimit të Mirela Spahiut, të mërkurën e kësaj jave. Ndërkohë që gjatë seancës gjyqësore, pala mbrojtëse ka dashur të zbusë dënimin e 60 vjeçarit Hykellari si të sëmurë psiqik, por gjykata nuk e ka pranuar pretendimin e tyre, duke hedhur poshtë atë. 35-vjeçarja, Spahiu ishte e divorcuar dhe kishte një lidhje intime prej vitesh me 60-vjeçarin Halim Hykellari, babai i dy fëmijëve të rritur. Gruaja është gjendur e masakruar me armë të ftohta në hotelin ku ata qëndronin, duke i shkaktuar asaj edhe vdekjen e menjëherëshme. Sipas informacioneve të policisë, shkak i vrasjes së 35-vjeçares ka ndodhur për shkaqe xhelozie.