E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, ekzekutohet nga shoku i tij një 31-vjeçar

Share

Një i ri 31 vjeçar ka gjetur vdekjen në Vlorë si pasojë e plumbave të marrë ndërsa gjendej brenda në automjetin e tij. Mësohet se viktima është Fatjon Bani. 31- vjeçari është qëlluar për vdekje në makinë nga shoku i tij, Juxhin Dauti. Ai u qëllua me tre plumba. Bani u dërgua me shpejtësi në spitalin e Vlorës, por ka rezistuar shumë pak, duke ndërruar jetë disa minuta më vonë.

Policia bëri të ditur se ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe se ka nisur ndjekjen ndaj tij. Ende janë të paqarta shkaqet e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›