E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Botërore: Shqipëria duhet ta ulë me 20% borxhin publik, është shumë i lartë

Share

Kryekonomisti i BB tha se Shqipëria nuk shpenzon shumë për mbrojtjen sociale krahasuar me vende të tjera, po ashtu shpenzon pak për shëndetësinë dhe arsimin

Kryeekonomisti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë, Intermit Gill thotë në një intervistë për Top Channel se Shqipëria duhet të ulë borxhin publik në 40 për qind të Prodhimit Kombëtar.

“Une mendoj se ne rastin e Shqiperise gjeja qe duhet pare eshte borxhi publik. Borxhi i Shqipërisë është i larte, per vende me te ardhura te mesme. Ne nivelin 60 per qind ai konsiderohet 20 pike perqindje ndaj GDP me i madh. Kjo do te thote se ka nje kosto per ta financuar kete borxh dhe kjo zakonisht merr fonde nga sektore te tjere si shendetesia apo arsimi”, tha Gill.

Shqipëria ka vështirësi me borxhin publik  tha ai, në një takim ku morën ministra dhe deputetë opozitarë. – Është një borxh publik i lartë krahasuar me vende të tjera si Kroacia, Maqedonia apo Serbia. Kjo është çëstje kyçe në financat publike tha zoti Gill. Ai shtoi se nga ana tjetër, Shqipëria nuk shpenzon shumë për mbrojtjen sociale krahasuar me vende të tjera, po ashtu shpenzon pak për shëndetësinë dhe arsimin. Ai këshilloi që të mbështeten fort investimet e huaja.

Zoti Gill shpjegon dhe arsyet se pse vendi duhet të ulë nivelin e borxhit për të patur një të ardhme të qëndrueshme për ekonominë.

“Eshte e bazuar ne eksperiencen e vendeve te tjera ne mbare boten se cili eshte niveli me i mire i borxhit publik ne te cilin vendi ka perparesi ne terheqjen e financimeve nga jashte. Per cdo grup te caktuar vendesh ka nje nivel te catuar borxhi. Per ekonomite e medha te zhvilluara eshte 90 per qind. Per ekonomite me te vogla te zhvilluara eshte 60 per qind, ndersa per ekonomite e ngjashme si Shqiperia eshte 40 deri ne 50 per qind. Pertej ketij duhet t’u tregosh me shume investitoreve te huaj, ne menyre qe ata te te japin financime me terma te arsyeshem. Gjithmone gjenden financime por pertej nivelit 40 per qind behen me te shtrenjta. Kjo eshte arsyeja”, tha Gill.

Por cilat janë masat që ekonomisti i lartë i Bankës Botërore i këshillon qeverisë për të mbajtur nën kontroll borxhin?

“Fillimisht shpenzimet e qeverise ndaj PBB-se ne Shqiperi jane te uleta krahasuar me vendet e tjera. Keshtu qe rruga e pare do te ishte te gjendeshin rruge per te rritur te ardhurat. Ketu nuk flas per te rritur taksat, por eficencen e mbledhjes se tyre. Se dyti eshte rritja e shpenzimeve qe ben qeveria. Masat qe permiresojne eficensen e tyre ne shendetesi, arsim, mbrojtjen sociale dhe infrastrukture do te cojne ne nje rritje me te madhe ekonomike duke rritur te ardhurat, dhe madje mund te cojne ne ngushtimin e deficiteve dhe uljen e borxhit”, tha Gill.

Por përtej borxhit, kur sheh historinë e 20 viteve të fundit të Shqipërisë, Intermit Gill shprehet optimist.

“Kur analizoj performancen e Shqiperise une e vendos ate si nje rast suksesi. Rralle gjen nje vend te kete rritur kaq shpejt te ardhurat per fryme ne nje kohe kaq te shkurter si Shqiperia dhe kjo për mua eshte histori suksesi. Unë mendoj që edhe e ardhmja përpara është optimiste. Edhe pse ndoshta tani që situata ekonomike ka ndryshuar, Shqipërisë do t’i duhet të bëjë më shumë përpjekje për ta mbajtur këtë ritëm, se sa më parë”, tha Gill.

Zoti Gill ishte në Tiranë për të prezantuar raportin e “Rritja e artë” të publikuar së fundmi nga Banka Botërore, ku ai është dhe një nga autorët kryesorë.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›