E Shtunë, 31 Tetor 2026

INTERVISTA E PLOTE/ Withers: Ëndrra e vitit 1912 nuk është përmbushur, lufta për liri nuk është fituar akoma

Share

Intervistoi: Skënder Minxhozi, Revista JAVA

Ish- ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, në një intervistë për revistën JAVA thotë se ëndrra e vitit 1912 nuk është përmbushur akoma. Sipas tij, lufta për liri nuk është fituar akoma. Ai tha se Ismail Qemali dhe të tjerë patriotë do ishin turpëruar po të shihnin këtë qeveri moskokëçarëse se si tkurr liritë. Withers tha se ka frikë se zgjedhjet do jenë sërish të njollosura, ndërsa theksoi se zgjedhjet lokale në Tiranë ishin turpëruese. Ish- ambasadori tha se kjo qeveri përpiqet të fajësojë të tjerët për dështimet e saj politike. Withers tha se kjo qeveri nuk qeveris, por sundon. Ajo nuk kryen funksionet elementare për të cilat është në pushtet, u shpreh ai. Withers flet me tone të ashpra për gjyqësorin dhe për korrupsionin në vend. Prandaj i ndoqa me shumë dhimbje veprimet e gjykatës jo vetëm në rastin e gjyqit të Gërdecit, por edhe në rastin Meta, në të cilin, sipas asaj që shihje, gjykatësit bënë përpjekje të paimagjinueshme për të hedhur poshtë evidencën e pakundërshtueshme të shkeljes së ligjit, thotë Withers.

Ish- ambasadori e mbyll intervistën duke thënë se askush nuk e ndal dot demokracinë. Historia po priret drejt demokracisë. Askush nuk mund ta ndalojë këtë, e padyshim as ata pak udhëheqës regresivë, të cilët, siç ka thënë Presidenti Obama janë në anën e gabuar të historisë. Shqipëria ka qenë gjithnjë në udhëkryqin e historisë. Dhe aty jeni sërish. Ngrini zërin për demokracinë tuaj, ngulni këmbë për të kërkuar të drejtën tuaj të lindur si një popull i lirë, dhe në fund keni për të fituar.

Zoti Ambasador, Ju keni ngritur zërin për të mbështetur përparimin e parimeve dhe institucioneve demokratike në Shqipëri. Tetëmbëdhjetë muaj pasi jeni larguar nga Shqipëria si do ta përshkruanit gjendjen e demokracisë në vendin tonë sot?

Më lejoni që ti përgjigjem kësaj pyetje në këtë mënyrë: një shekull më parë, një grup i vogël patriotësh shqiptarë, të udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli çlirimin e Shqipërisë nga sundimi i huaj dhe ngriti flamurin e Skënderbeut në truallin shqiptar, për herë të parë pas pesëqind vjetësh. Ato ngjarje do të festohen me krenari nga shqiptarët anembanë botës, gjatë këtij viti.

Burrat dhe gratë e guximshme që ngritën atë flamur në Vlorë në 28 nëntor 1912 kishin pak armë dhe burime. Ata përballeshin me armiq në çdo anë. Por ata ishin të frymëzuar nga traditat e mëdha liridashëse të popullit tuaj dhe parimet vizionare të presidentit amerikan Woodrow Wilson, një shembull i vlerave demokratike universale. Qemali dhe bashkëpunëtorët e tij shpresonin ta ndërtonin shtetin e tyre të porsalindur mbi këto vlera. Por çfarë do të mendonin vallë ata patriotë të mëdhenj shqiptarë, nëse do të shihnin se si është politika e sotme shqiptare? A nuk do të zhgënjeheshin ata nga dasitë që mbizotërojnë mes dy partive të mëdha politike dasi kaq të thella sa e kanë bërë qeverisjen, për të mos folur për reformat që i nevojiten aq shumë vendit, të ngelet në vend? A nuk do të pezmatoheshin ata po të shihnin sesi po tkurren ato liri, për të cilat ata luftuan me aq trimëri dhe përballë vështirësish aq të mëdha, nga një qeveri moskokëçarëse? A nuk do të trishtoheshin ata po të shihnin sesi po abuzohet me idealet demokratike për të cilat ata sakrifikuan aq shumë, nga zyrtarë të etur për pushtet e që përpiqen me dëshpërim vetëm për të mbajtur pushtetin? Nëse këta patriotë do të mund të flisnin sot, nuk kam asnjë dyshim që do të na thoshin se ëndrra e 1912 ende nuk është përmbushur dhe se lufta për liri nuk është fituar akoma.

Kjo intervistë po zhvillohet pothuajse ekzaktësisht në përvjetorin e katër të tragjedisë së Gërdecit. Katër vjet pas shpërthimeve, çfarë përfaqëson Gërdeci? Çfarë ndryshoi në Shqipëri pas asaj ngjarjeje tragjike? Çfarë na tregon mënyra sesi është trajtuar kjo çështje, për qeverinë dhe përkushtimin e saj ndaj popullit shqiptar? 

Reagimi i qeverisë ndaj tragjedisë së Gërdecit mbetet një prej dështimeve të saj më të mëdha. Nuk duhet harruar kurrë se në radhë të parë Gërdeci është një tragjedi njerëzore. Teksa fragmentet e mprehta e të përvëluara të metalit ranë si shi nga qielli, njerëzit humbën të dashurit e tyre, përfshirë fëmijët, në një ngjarje që mund të përshkruhet vetëm si një akt kriminal. Të tjerëve, që u plagosën rëndë nga ciflat, iu ndryshoi jeta përgjithnjë. Askush nuk mund tua kthejë më të vrarët familjeve apo ti shërojë sërish ato trupa të dërrmuar. Por, është një përgjegjësi themelore e qeverisë që të garantojë që drejtësia të vihet ne vend dhe që viktimat e kësaj bëme të tmerrshme të shohin, që ata që mbajnë përgjegjësinë ligjore e morale për këtë krim, të japin llogari për veprimet e tyre. Por, qeveria shqiptare jo vetëm që ka neglizhuar zbardhjen e të vërtetës së Gërdecit, por në fakt, ka ushtruar në maksimum pushtetin e saj, për të mos lejuar që e vërteta të dalë në shesh. Me sulmet e saj të egra kundër prokurorëve që hetonin këtë krim, me sulmet e saj kundër gjykatave dhe medias, me mbrojtjen e atyre, që si ish-ministri i mbrojtjes Mediu, mbajnë përgjegjësi morale, në mos ligjore, për këtë tragjedi, qeveria ka treguar qartë vendosmërinë e saj të palëkundur për të mos lejuar zbardhjen e të vërtetës. Pyetja që unë i bëj vetes dhe që duhet ti bëjnë vetes edhe shqiptarët është përse. Çfarë ka në lidhje me Gërdecin, që qeveria nuk do që ju ta dini?

Gjatë ditëve të fundit, në kontekstin e vendimit të Gjykatës së Tiranës në gjyqin e Gërdecit, janë ngritur pikëpyetje të tjera. Askush nuk e ka mbrojtur më fuqimisht sesa unë pavarësinë e gjyqësorit shqiptar. Por edhe për ata që besojnë fort në autonominë e gjykatave, këto vendime janë të çuditshme, e madje zhgënjyese. Rast pas rasti, Gjykata dha vendime për dhunimin e rregullave të sigurisë në punë dhe shkatërrimin e pronës për shkak të neglizhencës. Por si ka mundësi që ajo iu shmang me kaq përpikmëri elementit kyç, faktit qendror të tragjedisë së Gërdecit: që 26 njerëz të pafajshëm u vranë nga ato shpërthime dhe që dikush është përgjegjës për ato jetë? Si shpjegohet hezitimi i Gjykatës për të adresuar këtë pyetje themelore? A mos vallë nuk e di se çfarë ndodhi në Gërdec në 15 mars 2008? E si mund të japë një vendim për shkatërrimin e pronës, por jo për shkatërrimin e jetëve? A mos vallë është e pashpirt? Apo ka frikë? Nëse ka frikë, nga kush ka frikë?

Zoti Ambasador, në media ka një debat të madh në lidhje me nevojën për një ndryshim madhor të elitës politike në Shqipëri. Klasa politike nuk ka ndryshuar që kur ju u larguat nga vendi. Cili është mendimi juaj?

Ajo që duhet të ndryshojë më shumë se çdo gjë tek elita politike shqiptare është mentaliteti. Sot, klasa qeverisëse shqiptare i përmbahet një koncepti të vjetër, e madje regresiv, se gëzon privilegje në raport me njerëzit e zakonshëm, se ka imunitet nga sund

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›