Vlorë, gjendet i vrarë në përrua 40 vjecari

Një 40 vjecar është gjetur i vrarë ditën e sotme në një përrua, në fshatin Sevaster të qarkut të Vlorës.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave dyshohet që viktima, shtetasi Hysen Demaj, të jetë vrarë me armë gjahu.
Të njëjtat burime shtojnë me tej se për identifikimin e autorit të vrasjes dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes po hetojnë agjentët e kriminalistikës.