Rama: PS në Parlament për të kërkuar të drejtën tonë, protestat do të vijojnë Kryetari i PS, Edi Rama

Grupit Parlamentar Socialist do të marrë pjesë ne seancën e sotme parlamentare gjatë pjesës së diskutimit të lira. Vendimi është marrë paraditen e sotme gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar Socialist. Në fillim të mbledhjes, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një komunikim për mediat deklaroi se deputetët socialistë do të jenë kë Parlament ku do të kërkojnë të drejtën për transparencë, ndërsa protestat do të vazhdojnë. “Ne do jemi bashkë me popullin opozitar në protestë, ndërsa parlamenti do të jetë vendi ku do të kërkojmë të drejtën e transparencës dhe për asgjë tjetër pasi pa transparencën të gjitha të drejtat janë të mbyllura në kutinë e errët të keqqeverisjes”, deklaroi Rama.