E Diel, 1 Nëntor 2026

Europarlamentari Daul: Bojkoti parlamentar i PS dëmton imazhin e Shqipërisë në BE Kryetari i grupit të Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Xhozef Daul

Kryetari i grupit të Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Xhozef Daul, tha sot se Partia Socialiste duhet t'i japë fund bojkotit parlamentar. “Shqipëria është një vend që po pret të bëjë hapa të mëdhenj përpara që do ta afronin me Bashkimin Evropian. Bojkoti parlamentar dhe akuzat dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në BE, veçanërisht në një kohë kur po diskutohen çështje të rëndësishme si liberalizimi i vizave”, deklaroi nga Brukseli, Daul. Për sa i përket situatës aktuale politike, ai tha se “socialistët mund të mund të apelojnë në gjykatë për të gjitha pretendimet e saj, por praktikat bllokuese, protestat dhe rishfaqja e bojkotit dëmtojnë procesin dhe imazhin e shqiptarëve”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›