Dy aksidente, shtatë të plagosur

Policia lokale bëri me dije se aksidenti u regjistruar në afërsi të komunës Balldre, ku u përplasën dy automjete.
Për pasojë të plagosur kanë mbetur gjashtë persona që udhëtonin në dy automjetet e përplasura, por njëri prej tyre ka marrë plagë shumë të rënda dhe po i jepet ndihma e nevojshme ne Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ndërkohë, ekspertët e policisë rrugore dhe ato të rendit po kryejnë ekspertizën e duhur në vendin e ngjarjes për të saktësuar shkakun dhe edhe përgjegjësinë e këtij aksidenti.
Nga një tjetër aksident i regjistruar në Sarandë, një adoleshent ka mbetur i plagosur rëndë i cili është dërguar me helikopter në drejtim të Tiranës. Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi si pasojë e përplasjes së motorit me një kamion të parkuar buzë rrugës, në afërsi të “Grand Hotel” në Sarandë.
R. Llomi, 16-vjeç ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës që kishte marrë me qira për një orë, si pasojë e shpejtësisë, gjë që ka bërë të pamundur shmangien e aksidentit. “Gjendja shëndetësore e 16 vjeçari është e rëndë dhe për këtë arsye ai është dërguar me helikopter drejt Tiranës”, thanë burime spitalore. /S.Ll/Start/
2012-03-30 16:34