E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat për tmerrin e lagjeve të pasura të Romës

Vlorë- Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë burg pa afat për tmerrin e lagjeve të pasura të Romës, Ali Islamajn.

29-vjeçari që u arrestua pas një aksioni të policisë, dy ditë më parë në Vlorë, akuzohet nga shteti fqinj për grabitje me dhunë. I njohur me nofkën ‘sy akulli Islamaj kërkohej ndërkombëtarisht për llogari të policisë italiane.

I arratisur më 14 janar të vitit të shkuar nga burgu Regina Coeli, 29-vjeçari kishte mundur të fshihej në fshatin e tij të lindjes në Drashovicë. Prej asaj kohe ai kishte ndërruar identitet dhe njihej me emrin Altin Hoxha, çka e ka ndihmuar të lëvizë lirisht gjatë arratisjes.

Mësohet se në operacionin e arrestimit të tij kanë marrë pjesë rreth 30 forca policore, mes të cilëve dhe 5 polica italianë.  Policia ka pasur vështirësi në arrestimin e Islamajt pasi strehoej në disa zona. Në ngarkim të këtij shtetasi Gjykata e Penale e Romës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar  pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 persona të tjerë shqiptarë ka kryer më shumë se 50 Grabitje me dhunë të vilave luksoze në Itali. Pas kryerjes së procedurave ligjore, pritet ekstradimi i tij në Itali.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Burg pa afat për 72 – vjeçarin që vrau të birin me sëpatë Pogradec-  Gjykata e Faktit në Pogradec ka shpallur sot masën...
  2. Dhunimi i albitrit, burg pa afat për “të fortit” e Laçit Laç- Gjykata e Laçit vendosi masën “burg pa afat” për...
  3. Arrestohet në Vlorë grabitësi i vilave të Romës Vlorë- Një shtetas shqiptar i arratisur nga burgu në Itali,...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›