Vrasësi e grabitësi serial Gushi, pritet sot masa e arrestit
TIRANE-Vrasësi dhe grabitësi serial Viktor Gushi do të përballet sot me trupin gjykues, ku pritet ti jepet masa e sigurisë.
Në bazë të të dispozitave që parashikon ligji, Gushi pritet të marrë masën e arrestit me burg, procedurë kjo që do të ndiqet deri në momentin e dhënies së vendimit final të tij.
Përgjatë ditës së djeshme, autorit të vrasjes së arkëtares Leonora Kaloci dhe argjendarit Rrapo Sinanaj i janë marrë kampione gjaku dhe urine, për t’i bërë analizat nga ku do të mësohet nëse ai është përdorues droge ose jo. Gjithashtu në kuadër të hetimeve intensive rreth kësaj çështje, prokuroria ka urdhëruar që grabitësi serial t’i nënshtrohet një ekspertize psikologjike, për të parë nëse ai vuan mënderisht dhe nëse është i ndërgjegjshëm për veprimet agresive që kryen.
Sipas hetimeve intensive të policisë rezulton se Gushi ka kryer 16 ngjarje të rënda kriminale në mënyrë sistematike, për periudhën 2008- 2012, ku mes tyre numërohen grabitjet e disa bankave.
44-vjecari akuzohet për vrasjen e arkëtares Leonora Kaloçi te filiali i bankës, NBG, por nga ekzaminimet laboratorike ka rezultuar se me pistoletën e sekuestruar, Gushi ka kryer edhe vrasjen e argjendarit Rrapo Sinani.
Të dyja vrasjet, Gushi i ka pranuar dhe rrëfyer qetësisht, plus disa plagosje gjatë vjedhjeve të kryera.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Rrëfehet Viktor Gushi: Ja si e vrava arkëtaren e bankës Dialogu i Viktor Gushi me Policine Policia: Gushi grabitës serial, vrau 2 persona, i linte paratë në kazino Patos, shtëpia e Viktor Gushit bosh, banorët: Ishin familje e mirë