E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore goditet grupi kriminal i grabitjeve 6 ne pranga

Pas disa muajsh hetimesh është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “S F I D A 2.“ Si rezultat i të cilit janë arrestuar 6 persona dhe tre janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë: Nardi dhe Joni Idrizi, Mario Meta, Armando Lika, shtetasit me iniciale E.H, M.V dhe A.D si dhe Elton Veliko e Rexhino Aliu.
Sipas kreut të policisë së qarkut, Artan Çuku, arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi nga hetimet disamujore të kryera nga Strukturat Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë me të gjitha llojet dhe metodat speciale të hetimit ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në 9 raste nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar kanë vjedhur disa pika karburantesh dhe në një rast një kazino në qytetin e Vlorës. Nga Strukturat e drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe arma e zjarrit që është përdorur nga autorët në të gjitha ngjarjet e mësipërme, e cila është një automatik model 56 (kallashnikov).
Gjithashtu janë siguruar edhe provat shkencore që i imlikojnë drejtpërsëdrejti autorët e mësipërm në vjedhjet me armë.
Në lidhje me grupin e mësipërm është krijuar një grup i posacëm hetimor me specialistët më të mirë të drejrtorisë së Policisë Qarku vlorë, Prokurorisë së Rrethit Gjqyësor Vlorë dhe Prokurorisë për Krimet Rënda Tiranë me qëllim dokumentimin e gjithë aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve.
Arrestimi i këtyre shtetasve u krye për veprat penale “Vjedhje me armë”, e kryer në kushtet e bashkëpunimit dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë”
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›