E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret me problematike situata ne Puke Korce dhe Peshkopi

Vatra zjarri janë prezente pothuajse në të gjitha qarqet e vendit. Më problematike paraqitet situata në Pukë, Korçë dhe Peshkopi. Në qarkun e Qarkun e Dibrës, ka 8 vatra aktive zjarri dhe ato më tëe fuqishme janë në Lurë, në Fushë- Bulqizë dhe në Mat.

Në Elbasan, një vatër zjarri është aktivizuar që nga e shtuna në Kodër Krastë të Elbasanit, duke dëmtuar një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha e shkurre. Për shkak të terrenit të thyer malor ka qenë e vështirë që të ndërhyhet me zjarrfikëse, por për fikjen e flakëve janë angazhuar punonjës të repartit të këtij reparti, punonjës të shërbimit pyjor dhe orët e fundit me ata janë bashkuar edhe forca të ushtrisë.

Në qarkun e Korçëss zjarret kanë përfshirë Parkun e Bozdovecit ku rrezikohen edhe Parku i Dardhës dhe ai i Boboshticës.

Në Berat zjarri është aktiv në kodrat mbi qytetin e Beratit.

Në Kukes ka 5 vatra aktive. Vatra në Qafë Komi dhe dy vatrat në pyjet e Surroj, mbeten sërish problematike.
Në Qarkun e Lezhës, më shqetësuese mbetet vatra e zjarrit në zonën me pyll të fshatit Fan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›