Vlorë, hidhet nga kati i 5-të 58-vjeçari alkoolist

Policia bëri me dije se ngjarja ndodhur në lagjen “Isa Boletini” në qytetin e Vlorës, ku ka gjetur vdekjen shtetasi Fatmir Feta, 58-vjeç, banues në Vlorë.
Sipas policisë, burri është hedhur nga sheshpushimi i shkallëve të katit të pestë të pallatit, duke humbur jetën. Ai u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht pa mbërritur ende ka vdekur.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas punonte në një pikë karburanti si shitës, jetonte në shtëpi me bashkëshorten dhe djalin e tij dhe ishte konsumator i pijeve alkoolike. Po punohet për të përcaktuar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje. /Start/
2012-01-08 15:08