E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, hidhet nga kati i pestë i pallatit, vdes 58-vjecari

VLORË- Hidhet nga kati i pestë i pallatit ku jetonte një 58-vjecar në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00, ndërsa mësohet se ky person ka gjetur vdekjen e menjehershme

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi Fatmir Feta është hedhur nga sheshpushimi i shkallëve të katit të pestë të pallatit Nr. 1280 ku dhe banonte, i cili ndodhet në lagjen “Isa Boletini”.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas punonte në një pikë karburanti si shitës, jetonte në shtëpi me bashkëshorten dhe djalin e tij dhe ishte konsumator i pijeve alkolike.

Policia e Vlorës sqaron se po punohet për të përcaktuar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›