Ahmadinejad turne 5-ditor në Amerikën Latine
IRAN - Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad ka nisur turneun pesë-ditor në Amerikën Latine. Sipas Ahmadinejad, udhëtimi do ta çojë atë në vendet që i kanë bërë rezistencë “shtypjes” së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që ndajnë bashkërisht pikëpamjet anti-kolonialiste.
Presidenti iranian dhe ai i Venezuelës, Hugo Çavez, i cili sikurse Ahmadinejad, është kritikues i politikave të SHBA-ve, pritet të diskutojnë lidhjet ekonomike dhe politike ndërmjet vendeve të tyre.
Nga ana tjetër, në Nikaragua Ahmadinejad pritet të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të zgjedhjes së presidentit Daniel Ortega.
Presidenti iranian pritet të udhëtojë edhe në Kubë dhe Ekuador, vende që gjithashtu udhëhiqen nga liderë të majtë.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje vendeve latine që të mos i forcojnë lidhjet me Iranin.
(er.nu/news24/BalkanWeb)