E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, ish ministri kalon në semafor të kuq, plagos një polic

ATHINE - Një ish ministër grek kalon në semafor me dritë të kuqe dhe lëndon një polic.

Sipas burimeve të policisë, incidenti ka ndodhur kur anëtarët e ekipit e Dias i kanë dhënë sinjal shoferit të një makine "Mercedes" të zi për të ndaluar, pasi më parë ai kishte kaluar semaforin me dritë të kuqe.

Shoferi, që rezultoi të ishte ish ministri i PASOK, zoti Kimon Kuluris, ishte i shoqëruar nga një i afërm në makinë.

Sipas policisë dukej i shqetësuar dhe nuk ka ndaluar menjëherë pas thirrjes për kontroll.

Kur më në fund iu bind dhe ishte duke shkuar për t’u kontrolluar nga policët, ish-ministri papritur goditi me makinë dhe tërhoqi zvarrë njërin prej tyre, një 25 vjeçar, i cili kishte ardhur para makinës së tij për kontroll, duke plagosur në këmbë.

Në vendngjarje mbërriti ambulanca e spitalit ushtarak për të siguruar kujdesin e nevojshëm mjekësor për policin, ndërsa z. Kuluris u dërgua në polici për t’u marrë në pyetje e më pas u lirua.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›