E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore i vene flaken makines se shefit te policise

Persona ende të panjohur i kanë vënë flakët makinë së Shefit të policisë bashkiake të Vlorës, Ardian Veliu. Automjeti është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Isa Buletini” të qytetit. Për të shuar flakët ka mbërritur shërbimi zjarrfikës si edhe efektivat e policisë. 

Pas fikjes së flakëve në automjetin tip Benz-Mercedes rreth orës 1 të mëngjesit, policia nisi hetimet. Nga rezultatet e para rezulton se zjarri në makinë ka qenë i qëllimshëm. Policia po kryen verifikimet, ndërkohë që nuk bëhet e ditur ende nëse shtetasi Veliu ka konflikte personale apo për shkak të detyrës me shtetas të tjerë.  

Festim Llanaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›