E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani protesta kunder masave te kursimit te qeverise

Britanikët kundërshtojnë masat e kursimit të  lajmëruara nga koalicioni qeverisës. 20.000 njerëz dolën në rrugët e Mançesterit në veriperëndim të  Anglisë për  të protestuar kundër masave shtrënguese të qeverisë në përpjekje për të ulur deficitin. Marshimi përkoi me  hapjen e konferencës vjetore të  partisë konservatore e celur sivjet zyrtarisht nga KryeministriDavid Cameron u hap.

Aktivistët e të majtës të bashkuar me studentët dhe anëtarë të sindikatave marshuan  nën  parullën  "Një Alternativë". Ata thonë se shkurtimet e qeverisë së koalicionit dhe  rritjet e taksave e shpenzimeve publike do ët ngadalësojnë rritjen  ekonomike dhe do ta bëjnë të pamundur hapjen e vendeve të reja të punës. Gjatë një interviste kryeministri Kameron deklaroi se qeveria nuk do të mund ti shmangë masat shtrënguese por mohoi se qeveria nuk kishte arritur të  hartonte një plan masas  për të nxitur më tej rritjen ekonomike. Në qendër të Mancesterit  forcat e policisë ishin të shumta për të shmangur përplasje apo incidente të  mundshme aty ku  konservatorët  mbajnë  konferencën 4 ditore.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›