E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vetëvritet me çifte një 9-vjeçar

Foto ilustruese

Një 9-vjeçar është vetëvrarë aksidentalisht ndërsa luante me armën e gjahut të gjyshit të tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në Kodër Bardhaj të fshatit Bardhaj në komunën Rrethina në Shkodër.

Elhaed Sula ka qenë në oborrin e banesë dhe ka parë gjyshin e tij që ka hyrë tek Baraka e bagëtive dhe ka lënë aty armën e gjahut, çifte. Pasi gjyshi është larguar 9-vjeçari dhe vëllai i tij kanë hyrë tek baraka dhe Elhaidi ka marrë çiften e gjyshit.

Ndërsa vëllai i tij ka dalë jashtë për të lajmëruar se 9-vjeçari kishte prekur armën e gjyshit, Elhaidi është rrëzuar dhe arma është shkrehur.  Një plumb dhe saçmat janë përhapur në trupin e tij dhe ndonëse familjarët e kanë dërguar me shpejtësi drejt spitalit, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas policisë ngjarja ka qenë aksidentale dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj. /Anila Dushi/


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›