E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, kapet një sasi droge, në pranga 23 -vjeçari

Policia e Vlorës gjatë operacionit të koduar "Kali i Trojës" ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie kanabis si dhe arrestimin e poseduesit të saj.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 23-vjeçari Arlind Lulushi pasi gjatë kontrolli të ushtruar iu gjet në çantë disa qese farmaceutike brenda të cilave kishte lëndë bimore e dyshuar si ajo e llojit "Cannabis sativa".

Gjithashtu policia thekson se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është sekuestruar edhe rreth 360 gr të tjera lëndë narkotike si dhe një thikë.
 

Sipas policisë 23-vjeçari e tregtonte lëndë narkotike në qytetin e Vlorës ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›