E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e 49-vjeçares, Abazi: Trajtimi mjekësor, i rregullt

Vdekja e 49 vjeçares në maternitetin e Korçës pak ditë më parë dyshohet të jetë shkaktuar nga një trombo emboli, ose siç njihet ndryshe trompozë.

Kështu ka deklaruar presidenti i urdhërit të mjekut në Tiranë Dine Abazi, i cili ka theksuar se në bazë të kartelës mjekësore të së ndjerës Fatbardha Aliko, ndërhyrja kirurgjikale dhe trajtimi mjekësor kanë qenë të rregullt.
 

Ndërkohë presidenti i urdhrit të mjekut në Korçë, Robert Tomço deklaron se mjekët të cilët janë çuar për ndjekje penale lidhur me këtë rast nuk janë pezulluar, pasi priten rezultatet përfundimtare të autopsisë.
 

Fatbardha Aliko gjeti vdekjen pak ditë më parë në maternitetin e Korçës, pasi kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale 10 ditë më parë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›