E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë-Krujë, i bie infarkt mbytet 45-vjeçari në liqen

Mbetet nje person ne liqen

Një 45-vjeçar, babai i katër fëmijëve, është mbytur në liqenin e Bubqit në Fushë-Krujë.

Mësohet se Rustem Buza kishte shkuar për tu larë në liqen me shokët, por ka pësuar infarkt kur ishte në ujë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bubq të Fushë-Krujës, në afërsi të Rinasit.

Policia lokale ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet. Siç kanë dëshmuar shokët e të mbyturit, Rustemi ka pësuar infarkt, kur ishte zhytur në ujë. Trupi ka përfunduar në fund të liqenit duke mos u lënë mundësi për ndërhyrje.

Mbetet problem nxjerrja e trupit të 45 vjeçarit nga ujërat, pasi liqeni sipas banorëve të zonës është i thellë deri në 30 metra. Janë njoftuar polumbarët e RENEA-s, pritet mbërritja e tyre për nisjen e kërkimeve. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›