E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, makina bie mbi shazllonge, vdes shoferi

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në zonën e “Ujit të Ftohtë”, kur një fuoristradë me targa të huaja doli nga rruga dhe ra nga një lartësi e madhe në drejtim të buzës së detit.

Policia lokale bën të ditur se për pasojë humbi jetën 40-vjecari, Juri Ramohasanaj, drejtuesi i automjetit me targa ZA 41 8 BV. Aksidenti mund të ishte edhe më i rëndë, pasi makina ra mbi shazllonget e një plazhi privat në zonën e quajtur “Kalaja”, pranë “Ujit të Ftohtë”.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti në rrugën pranë plazheve zallore të kësaj zone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›