E Diel, 1 Nëntor 2026

Londër: Gjykata pezullon lirimin me kusht të Ilir Kumbaros

Londër, 31 gusht - Gjykata e ekstradimeve në Londër ka pezulluar vendimin për lirim me kusht për Ilir Kumbaron, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për rrëmbimin e biznesmenit maqedonas Remzi Hoxha.
Sipas informacioneve të fundit, trupi gjykues ka pranuar garancinë pasurore për lirimin me kusht të Kumbaros, por ka hasur në kundërshtimin e përfaqësueses së shtetit shqiptar, Mary Westcott, raporton Top Channel.
Për pasojë, Kumbaro do të qëndrojë në qeli edhe për të paktën 48 orët e ardhshme.
Gjatë seancës së zhvilluar, Kumbaro ka pretenduar sërish se ai është shtetasi Shaqja Shatri dhe jo personi me identitetin që i atribuohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›