E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontra dhe Koçis:Shqipëria është më e vogël

BUKURESHT- Kozmin Kontra ishte grumbullimi surprizë i trajnerit të Rumanisë Razvan Luçesku për ndeshjen ndaj Shqipërisë. Ashtu si Skela, ai është pa skuadër, por tekniku rumun i ka besuar për shkak të eksperiencës së tij.

“Ndeshja e parë me Shqipërinë është shumë e rëndësishme, sepse ai që thotë se Shqipëria është një skuadër e vogël, gabon. është një skuadër e vështirë për t’u mundur”, thotë Kontra.

Ai ka kërkuar nga lojtarët që të mos mendojnë për Adrian Mutu. “Nuk është Adi tema e ditës, por ndeshjet me Shqipërinë dhe Bjellorusinë”, tha Kontra.

Ndërkohë, mbrojtësi Razvan Koçis shprehet se është shumë e rëndësishme që Rumania ta nisë me fitore. “Duhet të marrim maksimumin në ndeshjet me Shqipërinë dhe Bjellorusinë”, deklaroi ai.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›