E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seman, hiqen bunkerët ne plazh, hasen probleme

Largimi i bunkereve nga bregdeti i Semanit dita-dites po veshtiresohet edhe me shume. Jo vetem fakti qe keta bunkere jane te zhytyr nen uje dhe jane te mbuluar me rere por edhe pushuesit ndjehen të shqetësuar nga këto punime 

FIER-Ka filluar prej disa ditesh heqja e bunkiereve te njohur ndryshe si qendra te zjarrit nga plazhi i Semanit ne Fier. Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar forca te saj te cilat ne bashkepunim dhe me specialiste te komunes Topoje ne rrethin Fier, kane nisur operacionin ne fjale. Largimi i qendrave te zjarrit cilesohet i veshtire per vete faktin se ato jo vetem jane te mbuluara nga uji dhe rera, por ndodhen dhe ne zonen ku tashme ka filluar dyndja e plazhisteve. Specialistet e ushtrise shprehen se po ndeshen me mjaft veshtiresi, qe kane te bejne me ujin, mbulimin me rere te qendrave te zjarrit si dhe c’montimin e ketyre qendrave shumevjecare ne pjese me te vogla, per te mundesuar transportin e tyre larg reres se plazhit.
Pushuesit ne kete plazh thone se punimet per heqjen e bunkereve duhet te ishin bere para fillimit te sezonit dhe jo tani kur punimet po krijojne nje imazh te rende ne syte e pushuesve te kesaj zone.
Ne gjithe vijen bregdetare te plazhit te Semanit jane rreth 66 qendra zjarri te evidentuara nga specialistet dhe te futura ne planin per largim nga kjo zone. Ecuria e deritanishme e punes ka sjell largimin e nje qendre zjarri ne dite. Kjo do te thote se i gjithe operacioni do te perfundoj, me mbylljen e sezonit turistik per kete vit ne zonen e Semanit.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›