E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore mbytet ne det 19 vjecari

Mbytet 19 vjeçari Marjus Xhelili në plazhin e ri të qytetit të Vlorës. Ende nuk dihen shkaqet .
Sipas dëshmive paraprake i riu shkoi vetëm për tu larë në det dhe pas disa minutash u gjet i pajetë në breg të detit nga plazhistët.
Këta të fundit lajmëruan ambulancën e cila erdhi 30 minuta me vonesë duke mos dhënë asnjë shpresë për shpëtimin e 19 vjeçarit.
Ky është rasti i dytë i mbytjeve brenda 15 ditëve ku edhe në plazh mungojnë rojet bregdetare civile për të dhënë ndihmën e shpejtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›