Vlorë, mungojnë rojet bregdetare në plazhe
Specialistë të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Migracionit thonë se ky detyrim ligjor nuk është plotësuar nga pushteti lokal. Sipas tyre, janë ndërtuar disa kulla vrojtimi në plazhet publike, por ato janë jashtë funksioni pasi mungojnë personat e nevojshëm që duhet të kryejnë këtë rol.
Burime zyrtare të kësaj drejtorie bëjnë të ditur se në takime zyrtare u kanë kërkuar drejtuesve të njësive të qeverisjes vendore të përmbushin këtë detyrim ligjor bashkë me atë të kufizimit të hapësirës detare të shfrytëzueshme nga plazhistët, për t’i mbrojtur ata nga rreziku i lëvizjes së pakontrolluar të mjeteve detare argëtuese, siç janë motorët e ujit.
Por asgjë nuk është bërë nga këto. “Aktualisht, në hapësirën detare në gjirin e Vlorës, nuk janë lejuar të përdoren motorët e ujit, të cilët për shkak të mungesës së masave të nevojshme, mund të shndërrohen në rrezik për jetën e pushuesve”, thotë Astrit Balla, një nga drejtuesit e strukturave vendore të policisë së kufirit.
Gjatë muajve të verës janë regjistruar të paktën dy raste që persona të moshave të ndryshme humbën jetën, duke u mbytyr në det. Mungesa e shërbimit të rojeve bregdetare dhe faktorë të tjerë, kanë bërë që ata të mos marrin ndihmën e nevojshme.
Në këto kushte, mjaft nga operatorët turistikë që ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë bregdetit, kanë gjetur zgjidhje individuale. Ata kanë caktuar persona dhe mjete të vogla për të mbajtur nën vëzhgim plazhet, që pushuesit të ndihen të sigurtë.