Will Smith, më i paguari i Holliwod-it
LOS ANGELES- Will Smith është aktori më i paguar i Hollywood-it. Sipas klasifikimit të revistës "Forbes", aktori i "Hancock", 39-vjeç ka fituar vitin e fundit 80 milionë dollarë.I rritur në West Filadelfia, që i ri Will Smith gëzonte pseudonimin “Princi” për aftësitë e tij për të dalë jashtë telasheve përmes sharmit të tij. Dhe i njëjti pseudonim do të jetë ai që do të nxjerrë në skenë aktorin e ri, aspirant në telefilmin amerikan “Willy, il principe di Bel Air". Telefilm me një famë ndërkombëtare, interpretuar nga aktori, qëlloi të ishte një sukses i madh.
Fabula është shumë e thjeshtë: Will interpreton veten, një djalë nga rrugët e Filadelfias i ardhur në Beverly Hills. Aktori duket se është vërtetë me shumë fat, pasi sipas gjykimit të specialistëve të kinemasë, ka qëlluar në shenjë me filmat e tij, të gjithë shumë të pëlqyer, duke thyer kështu edhe një tjetër rekord.
Në hit paradën e starëve më të paguar të kinemasë, atë e ndjekin Johnny Depp, me 72 milioni dollarë, dhe Eddie Murphy me 55 milionë.
Murphy ndan vendin e tretë me Mike Myers, që ia dedikon suksesin e tij ekonomik, në mënyrë të veçantë dublimit të “Shrek”-ut, një film me shumë fat.
Pak më poshtë në klasifikim vjen Leonardo Di Caprio, të cilit i duhet të kënaqet me 45 milionë dollarë në vitin e fundit.