E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radovan Karaxhiç u shit nga Ratko Mlladic

I shumëkërkuari për krime lufte Radovan Karaxhiç është arrestuar pas informacionit të dhënë për investiguesit nga ish bashkëpunëtori i tij për krime lufte, Gjeneral Ratko Mladic.

Mladic, i cili ka shërbyer si komando ushtrie dhe udhëheqës i trupave serbe në Bosnjë në masakrën e Srebrenicës, është një nga më të kërkuarit pas Karaxhiçit. Mendohet se ai ta ketë dhënë informacionin në këmbim të një favori për moskapjen e tij dhe shmangien e gjyqit në gjykatën e Hagës.

Por tradhtia e tij duket se nuk funksionoi sipas planeve pasi me kapjen e Karaxhiçit janë shtuar presionet mbi Serbinë edhe për kapjen e Mlladiç. Arrestimi i tij pritet brenda pak javësh pasi edhe mbështetja e tij politike është shkatërruar.

Një burim pranë shërbimit inteligjent të jashtëm Gjerman, BND, tha se Mlladiç ka negociuar me ta për të kapur Karaxhiçin dhe shpëtuar veten.

Burimi tha se shërbimi inteligjent Britanik ka ndihmuar në kapjen e tij nga policia Serbe në një bashkëpunim me CIA-n, dhe shërbimin sekret Gjerman dhe Francez.

Mlladic kërkon edhe gjykimin e tij brenda Serbisë, pasi nga shumë persona mbahet si hero.

Gjykimi i krimeve të luftës brenda kryeqytetit të Serbisë ka filluar që në vitin 2004.

Vitin e kaluar, në një gjykim të quajtur si test kritik për drejtësinë serbe, katër parlamentarë serbë që kanë marrë pjesë në masakrën e Srebrenicës janë dënuar vetëm me 58 vite burg. Në videot e filmuara në vitin 1995 ata ishin parë duke ekzekutuar gjashtë myslymanë boshnjakë midis 8000 burrave dhe djemve të cilët u vranë brenda pesë ditëve. Me këtë gjykim të bërë nga drejtësia serbe, është e pabesueshme që Mlladic të mos ekstradohet në Hagë nëse do të kapet.

“Mlladiç dha informacion për Karaxhiç disa muaj më parë, për të shpëtuar veten” – thotë burimi. “Kjo do të thotë se ai e di që ka një gjyq për të”.

Kapja e Mlladiç pritej të ndodhte para Karaxhiçit për shkak se për të kishte pasur informacione rreth vendndodhjes së tij herë pas here. Në Beograd mbrëmë qarkullonte fjala se Mlladiç mund të jetojë afër vendit ku jetonte Karaxhiç dhe të ketë përdorur të njëjtën shenjë maskimi si ai.

Ndërkohë që Karaxhiç mbrohej nga zyrtarë të inteligjencës Serbe, Mladic mendohet të ketë mbrojtje nga ushtria serbe. Kjo e bën edhe më të vështirë kapjen e tij pasi ushtria në Serbi ka më shumë fuqi.

Se besoj se Serbët e kanë harruar vdekjen e Zoran Djindjic, kryeministrin i cili kërkoi të çonte në Hagë Slobodan Miloseviçin. Djindjiç u vra me snajper në vitin 2003.

Gjykatësit të cilët arrestuan 12 vetë si të dyshuar në vrasjen e tij thanë se vrasja është bërë nga Milorad Ulemek, ish anëtar i legjionit të huaj francez dhe komandant në forcat e Miloseviçit. Ai u dënua me 40 vjet burg.

Londra, Parisi dhe Berlini janë të shqetësuar për perspektivën e Serbisë nën influencën Ruse dhe shtrirjen e Moskës në zemër të Ballkanit.

Burimet Gjermane thanë: “Agjencitë e inteligjencës perëndimore ndihmuan në kapjen e Karaxhiçit. Kjo do të thotë se ishte CIA në bashkëpunim me Gjermaninë, Francën, dhe Britaninë. Të gjitha qeveritë e këtyre vendeve janë të interesuar për të marrë Serbinë në BE por jo bashkë me Rusinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›